Ndërsa Kur’ani e ka shkulur nga rrënja problemin e fjalës së parë me urdhërat e tij për të dhënë Zekatin dhe në këtë mënyrë e kuron atë. Edhe problemin e fjalës së dytë, pra kamatën e kuron duke e ndaluar atë. Në të vërtetë, Urdhëri i Kur’anit qëndron në këmbë te dyerte Banket (Arket e finansimit) duke u thënë se kamata është e ndaluar. Ai e urdhëron njerëzimin duke thënë: “Me qëllim që të mbyllni mosmarrëveshjet mes jush mbyllni deren e kamatës”. Ai i ndalon nxënësit e tij për të hyrë tek Banka.

Themeli i dytë: qytetërimi i sotëm nuk e pranon poligaminë. Ai e konsideron këtë dekret kundër urtësisë dhe në kundërshtim me interesin e njeriut. Në të vërtetënë qoftë se martesa do të ishte vetëm për të kënaqur epshin, atëherë poligamia do të ishte kundra njeriut. Por, siç dëshmohet nga të gjithë kafshët dhe siç vërtetohet nga të gjithë bimët që çiftëzohen, qëllimi i martesës është riprodhimi dhe shumimi; kënaqësia e epshit është një parashpërblim i vogël nga mëshira hyjnore me qëllim që të shkaktojë të kryhet ajo detyrë. Meqenëse në të vërtetë dhe sipas urtësisë, martesa është për riprodhimin dhe për të vazhduar fisi; meqenëse gratë mund të lindin veçse një herë në vit e mund të mbeten me barrë vetëm në gjysmën e dytë të muajit dhe pasi t’i kenë mbushur të pesëdhjetat vite bien në dëshpërim, ndërsa burrat kanë aftësi të lënë me barrë (në të shumtën e rasteve) deri kur mbushin moshën njëqind vjeç; kështu një grua është e pamjaftueshme për një burrë. Kultura e rreme detyrohet të hapë shtëpi të shumta për bordello (Edhe këtë duhet të mos harroni se poligaminë feja nuk e ka urdhëruar, por vetëm se e ka lejuar atyre që mundin t, i plotësojn kushtet)

Themeli i tretë: qytetërimi i paarsyeshëm e kritikon ligjin e Kur’anit e cili përpjeston për gratë një të tretën (në trashëgim). Kurse është e vetkuptueshme se shumica e rregullave në jetën njerëzore zbatohen sipas traditave të zakonshme: Atëherë shumica e grave gjejnë burra të cilët i mbrojnë ato, kurse shumica e burrave detyrohen të mbështesin atyre gratë e tyre, e të marrin përsipër shpenzimin e tyre: Në qoftë se gruaja merr një të tretën e trashëgimisë nga babai i saj, atëherë burri i saj do të plotësonte pamjaftueshmërinë e saj. po në qoftë se burri mmerr dy pjesë nga babai i tij, një pjesë do t’ia japë për furnizim gruas me të cilën është, e kështu realizohet barazia dhe burri bëhet i barabartë me motrën e tij (në trashëgimi). drejtësia e Kur’anit e kërkon të jetë kështu, sepse ai e ka realizuar atë në këtë mënyrë. (Shënim)

Themeli i katërt: Ashtu si Kur’ani që ndalon në mënyrë të rreptë adhurimin e idhujve, gjithashtu Ai ndalon adhurimin e fotografive që janë njëlloj si imitimi i adhurimit të idhujve. Ndërsa qytetërimi aktual i konsideron fotografët si një nga veçantitë dhe virtytet e tij dhe përpiqet ta kundërshtojë Kur’anin në këtë çështje, Por fotografët e format, qofshin imazhe apo konkrete, janë ose tirani e një figure ose një kryelartësi e figuruar, apo epsh material. Ato e nxisin epshin dhe e inkurajojnë njeriun për tek shtypja dhe ç’thurja morale. Dhe Kur’ani me dhëmbshuri i urdhëron gratë të veshin një mbulesë, me qëllim që ato të trajtohen me respekt, që ato, miniera të mëshirës, të mos poshtërohen nën këmbët e dëshirave të ulëta dhe të mos bëhen artikuj të pavlefshëm për ngacmimine epshit (Shënim). Megjithatë qytetërimi i sotëm i ka nxjerrë gratë prej shtëpive të tyre, ka grisur:

Mbulesen e tyre dhe ka prishur njerëzimin. Dihet se jeta familjare vazhdon me dashuri e me respekt midis burrit dhe gruas. Ndërsa me zbulimin e grave e shkatërrojnë atë dashuri të pastër dhe respektin e sinqertë dhe e helmojnë jetën familjare. Adhurimi i fotografive dhe i statujave në veçanti, ka tronditur ndershmërinë në mënyrë të lemeritshme dhe ka shkaktuar poshtërimin e shpirtit të njeriut. Ja pra, siç është shkatërrim i madh ta shikosh kufomën e një gruaje me veset epshore, po ashtu është një gjendje e keqe ti shikosh fotografitë e grave të vdekura, apo fotografitë e femrave të gjalla me epsh, gjë që e trondit moralin e njerëzimit.

Kështu si këto katër shembuj, çdo çështje e Kur’anit përmban mijëra lumturi njerëzore në këtë botë, si edhe arrin lumturinë e përjetshme në ahiret. Ju mund t’i krahasoni edhe çështjet e tjera me këto. Ashtu si qytetërimi i sotëm i cili qëndron i thyer para parimeve të Kur’anit që njerëzit i lidh me jetën shoqërore të njerëzimit dhe nga kjo pikëpamja e realitetit është një falimentim i tij përpara mrekullisë së Kur’anit, po ashtu filozofia Europiane dhe shkenca njerëzore, të cilat sot konsiderohen si qytetërim, kur bëhet balancimi midis urtësisë së Kur’anit, me peshat e njëzetepesë fjalëve të kaluara, filozofia shfaqet e pafuqishme, kurse mrekullia e Kur’anit shfaqet mrekullisht.

Pafuqia dhe falimentimi i filozofisë materialiste dhe mrekullia dhe pasuria e urtësisë së Kur’anit janë theksuar në fjalët e “njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë”; ju mund t’i referoheni atyre. Për më tepër, ashtu si qytetërimi i sotëm që është thyer përpara urtësisë së Kur’anit si me dituri ashtu edhe me vepër, po ashtu edhe letërsia e qytetërimit dhe retorika e saj janë të mposhtura përpara letërsisë e retorikës së Kur’anit.. Krahasimi i letërsisë dhe retorikës së Kur’anit është “Ai i brengosjes së zymtë dhe i vajimit të pashpresë së një jetimi i cili ka humbur prindërit, me këngën e një ashiku të pastër dhe të dëshpëruar nga një ndarje e përkohshme i cili duke kënduar mbushet me mallëngjim dhe me shpresë...” Ose si “krahasimi i këngës së zhurmshme dhe të ulët të një pijaneci, me këngë patriotike të cilat nxisin për fitore e vetësakrifikim të lartë”.

Sepse, në lidhje me efektet e stilit të tij, letërsia dhe retorika prodhojnë ose dëshpërim, ose gëzim. Dëshpërimi është dy llojesh: ose është dëshpërimi që buron nga humbja e të dashurve, domethënë nga mungesa e ekzistencës së miqve e të dashurve, që është dëshpërim i errët i prodhuar nga letërsia e qytetërimit, që është njollosur nga mosudhëzimi, që është përzier me shkujdesjen dhe besimin tek natyra; ose është dëshpërimi i dytë. Ky buron nga ndarja e të dashurve, domethënë të dashuritë ekzistojnë, por mangësia e tyre shkakton një dëshpërim që tregon një dëshirë të fortë e të zjarrtë. Dhe ky dëshpërim është ai të cilin e shkakton Kur’ani udhëzues e drejtëdhënës. Gëzimi gjithashtu është dy llojesh:

Njëri nxit dëshirë të nefsit - shenjë e letërsisë së qytetërimit të sotëm në fushat e teatrit, kinemasë dhe romanit. Ndërsa gëzimi i dytë e hesht nefsin dhe është i hollë, i pastër, i pafajshëm dhe nxit shpirtin, zemrën e mendjen dhe të gjithë aftësitë e holla për të arritur çështjet sublime, për tek atdheu i tyre origjinal, për tek vendqëndrimi i tyre i përjetshëm dhe për tek të dashurit e tyre origjinalë dhe dashuritë e tyre të ahiretit. Dhe ky është gëzimi që shkakton me shpjegimet e Tij të mrekullueshme. Ai e mbush njeriun me dëshirë të papërmbajtur për Parajsën, për jetën e përjetshme dhe për shikimin e bukurisë së Zotit xh. sh. Kështu, kuptimi i gjerë dhe e vërteta e fuqishme që shpreh  Ajeti:

"5_24022010153421.jpg"

Ështe imagjinuar prej disave me inteligjencë të pakët se është një supozim për qëllimin e një pjese të ekzagjeruar të elekuencës. Ruajna Zot! Ajo nuk është ekzagjerim, as nuk është një supozim i mundur dhe aktual.

Njëri aspekt i supozimit është ky që po japim më poshtë. Ai do të thotë: Në qoftë se të gjithë fjalët më të bukura që thotë njeriu e xhindi, të cilat nuk burojnë nga Kur’ani dhe nuk i përkasin Kur’anit, do të mblidheshin bashkë nuk do të mundeshin të imitojnë Kur’anin dhe as nuk kanë qenë të aftë për ta imituar pasi nuk kanë qenë të mundur ta tregojnë.

* * *

 



ME DY SHËNIME PO JAPIM FUNDIN E

“ÇËSHTJES SË DHJETË”

I pari, para dymbëdhjetë vjetësh dëgjova se një i pafe inatçor, ka bërë një atentat të tmerrshëm. Ai duke filluar përkthimin e Kur’anit, ka thënë se: “Kur’ani duhet të përkthehet, sepse në këtë mënyrë kuptohet se përsëritja e tij është e panevojshme. Ai nuk duhet të këndohet më, por vetëm të lexohet përkthimi i tij”. Kurse Risale-i Nur, me fakte të pamohueshme, ka theksuar se, përkthimi nuk mund të jetë kurrë i saktë. Ai duhet të shpjegohet me anë të komenteve, sepse nuk ka asnjë mundësi të përshtatet në gjuhët e tjera. Asnjë gjuhë tjetër nuk mund të zëjë vendin e gjuhës arabe.

Si mund ta përkthenim atë, kur e dimë se vetëm një shkronjë e Kur’anit ka vlerat e dhjetë sevapeve njëherësh, bile deri në njëmijë. Veç kësaj, si mund të krahasohen dhe barazohen shkrimet e njeriut me ato të Kur’anit, shprehjet e të cilit janë një Mrekulli e Zotit xh. sh.. Në këtë mënyrë, Risale-i Nur, me fakte konkrete i ka përmbysur iluzionet e sëmura të këtij sharlatani dhe ia ka plasur “minën” në duar, pa e lënë që të futet nëpër xhami. Ka akoma nga ata majmunë, që kanë marrë mësime prej tij, që me frymën e shejtanit mundohen si fëmijët të shuajnë diellin.

I dyti, pasi u lirova nga burgu i Denizlisë, u vendosa në një nga katet e sipërme të një hoteli të posaçëm, që ndodhej aty. Para meje shtriheshin kopshte të bleruar, të rrethuar me plepa të dendur, njëlloj sikur uleshin besimtarët e devotshëm për të bërë zikër (të përmendnin Zotin e tyre). Frynte një fllad i hollë që lëkundte gjethet, të cilat kur preknin degët, lëshonin një fëshfërimë, që të kujtonte vetminë dhe ndarjen nga shokët dhe vëllezërit e mi.

Kjo fëshfërimë më preku dhe më pikëlloi thellë në zemër dhe më solli ndërmend stinët e vjeshtës dhe të dimrit, që do t’i rrëzojë gjethet përdhé, duke i flakur në mënyrë të pakujdesshme. Sa shumë m’u dhimbsën këta plepa, gjethet e të cilëve merrnin trajta dhe forma të lloj-llojshme, saqë më kujtonin humbjet dhe ndarjet, që fshihen prapa perdes së praruar të kësaj gjithësie. Ky fakt ma mbushi mendjen dhe më bindi se e gjithë gjithësia është e mbushur plot me ndarje të hidhura dhe në çast m’u mbushën sytë me lot. Në çastin e vështirë që po kaloja, mbërriti në ndihmë “Nur”-i i Muhammedit (a.s.), që hidhërimin tim e shndërroi në ngazëllim, ashtu siç u jep ngushëllim të gjithë besimtarëve të mirë. Po dhe mua kështu më ngushëlloi, që nga njëmijë ngushëllimet e tjera, vetëm për këtë iu bëra mirënjohës përgjithmonë Hz. Muhammedit (a.s.).

Prandaj kur i vështroja i shkujdesur ata plepa të hijshëm, më dukeshim si gjëra të pavlera, që stina e vjeshtës i dërgon drejt hiçit dhe më lindte dëshira e mosvdekjes. Këtë dëshirë e ka secili, prandaj kjo dhe kënaqësia për të soditur gjërat e bukura, si dhe mëshira që kisha në zemër për njerëzit, m’i prekën ndjenjat e mia dhe më rënduan shpirtërisht, duke ma bërë këtë botë si një ferr, kurse mendja m’u kthye në një mjet torturash. Pikërisht në këtë moment, m’u shfaq drita e “Nur”-it të Hz. Muhammedit (a.s.), si dhurata më e bukur për të gjithë njerëzimin dhe e zhvendosi atë perde errësire, që më kishte verbuar sytë. Kështu vendin e asgjësë, të vdekjes së përhershme, aksidentale dhe të rëndomtë, e zuri arsyetimi i shëndoshë, sepse Risale-i Nur, përmban aq dobi të kulluara, sa i gjithë numri i faqeve të tij.

Ai ka theksuar se dobitë e të gjitha gjërave ndahen në tre pjesë dhe siç kanë detyra, kanë edhe përfundim.

E para: Si kundërvënie kanë mjeshtërinë e tyre.

Shembull 1: Kur një mjeshtër shpik një makinë të përsosur, secili i thotë atij: “Mashall-llah, Barekall-llah, të lumshin duart”. Kjo makinë me përfundimin dhe gjendjen e saj, sikur dëshiron të falenderojë shpikësin e vet. Çdo krijim në këtë botë është në vetvete si një lloj makine, bile qëniet e gjalla janë makinat më superiore. Me anë të ekzistencës së tyre, me duart e veta të dukshme ose jo, ato duartrokasin Mjeshtrin e tyre.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>