GJENDJA E DYTË E KEQE E KËTIJ SHEKULLI

Nëpër shekuj të mëparshëm mosbesimi absolut nuk ka ardhur nga shkenca si në kohën tonë që ajo vazhdimisht shpall dyshim dhe njerëzit i shtyjnë të mohojnë Krijuesin e tyre. Për këtë arsye kontributet arsimore dhe mësimet dhe argumentet e paraqitur nga dijetarët të mëparshëm u mjaftojnë njerëzve të asaj kohe. Mosbesimi i tyre nuk ka qenë absolut si në ditët e sotme, por ka qënë mëdyshje. Për këtë plagët e tyre kishte mundësi të kuroheshin më shpejt. Ngaqë në ato kohra besimi në një Zot ka qenë një zakon i përgjithshëm, atyre me argumenta nuk duhet t’u njoftosh Zotin e tyre dhe duke ua paraqitur fakte atyre nuk duhet t’i trembësh me torturën e xhehennemit; vetëm kështu mund të bindesh që të braktisin rrugën e devijimit. Ndërsa tani është gjendja krejt tjetër.

Në qoftë se në kohën e mëparshme në një atdhe ka pasur një ateist, tani në një qytet të vogël ka njëqind prej tyre. Pra, sot po devijojnë njëqind herë më tepër se përpara, jo tjetër por nga dija e shkencës, në kryeneçësi kundërshtojnë të vërtetat e besimit. Ndërsa këta kryeneçët e sotëm, duke u krenuar me inatin e firaunit, kundërshtojnë të vërteta të besimit. Tani për të kundërshtuar, këtyre kryeneçëve duhet t’ua paraqitësh argumentin aq të fortë, tamam si bombë atomike. Vetëm në këtë mënyrë mund t’ia bësh copë-copë themelet e tyre të mosbesimit dhe vetëm kështu mund t’ia ndërpresh sulmin e tyre dhe një pjesën e tyre t’i detyrosh që të besojnë, duke mos gjetur kurrfarë rrugëdalje që të dalin nga të vërtetat e besimit.

Tani, falenderojmë shumë All-llahun e Madhëruar që Risale-i Nuri doli nga thesari i mrekullisë së Kur’anit Famëlartë, si një ilaç i efektshëm për t’i dhënë përgjigje nevojës së këtij shekulli, sepse Risale-i Nuri padyshim është shkëlqimi i Kur’anit fisnik. Me drejtpeshimet e Risaleve, kryeneçët më të mëdhenj po bien të mundur ndaj Risaleve që është si një shpatë diamanti e Kur’anit famëlartë. Me fakte u vërteton atyre besimin e njisimit të Zotit xh. sh. dhe u paraqet njerëzve argumente të panumërta dhe të pathyeshëm. Për këtë mund të themi se që prej 25 vjetësh ai nuk bie i mundur nga ateistët kryeneçë; Risale-i Nuri po ngadhnon mbi to me argumente të pathyeshëm.

Ja pra, në secilin vend të veprave të Risale-i Nurit është shumë qartë se si përballohet besimi dhe mohimin në balancën e llogjikës; pra: si është rruga e drejtë dhe çfarë është mohimi. Njëkohësisht, kur t’i hulumtoni veprat e Risale-i Nurit do të vini re shumë qartë se, duke pasqyruar në shkëlqimet e Kur’anit famëlartë si ia bënë copë- copë devijimin dhe parimet e kalbura të ateistëve. Si shembull mund të japim argumentet e të Dyzetës pozitë të Njëzetedytës fjalë dhe shkëlqimet e tij, shtojcën e parë të së Tridhjete njëjtës fjalë dhe Dritaret e të tridhjetetretës fjalë dhe të Njëmbëdhjetin argument dhe Shkopin e Musait. Si këto, mund t’u japim akoma shumë shembuj të tjerë.

Me lejen e Zotit xh. sh. shumë probleme të shkencave fetare dhe sekretin e krijimit të gjithësisë mund ta gjeni në librin që titullohet “Fragmenti i cili e prish magjinë”. Njësoj edhe nëpër vende të tjerë të Risaleve mund të shihni se si të devijuarve në këtë jëtë ua tregon torturën e xhehennemit. Ndërsa mund të shihni se dhe njerëzve të rrugës së drejtë me çfarë shembujsh ua tregon në këtë jetë lumturinë e xhennetit dhe si besimi mund të bëhet fara e xhennetit dhe si mohimi mund të mbajë farën e zakumit të ferrit.

Ky libërth është përgatitur duke marrë disa kapituj të ndryshëm nga libri “Fjalët”. Kuptimi këtu “Fjalë të vogla”, është kapitujt “fjalët” më të shkurtra të librit. Disa kapituj të gjatë si “Fjala e dhjetë”, “Ringjallja” janë botuar në libër me vehte.

* * *

"5_24022010144638.jpg"

O vëlla! Prej meje kërkove disa porosi të dobishme. Tani dëgjo disa tregime të shkurta me përmbajtje të thellë në gjuhën e thjeshtë të popullit. Kush të dëshirojë, së bashku me nefsin tim, le t’i dëgjojë:


FJALA E PARË

“Bismil-lah” është kreu i çdo mbarësie. Edhe ne me Të do të fillojmë. Dije, o nefsi im, kjo fjalë e madhërueshme, megjithëse është simbol i fesë Islame, përdoret dhe përmendet vazhdimisht nga çdo qënie tjetër. Në qoftë se do të kuptosh se sa forcë të madhe e të pasosur dhe se sa vlerë të pashtershme ka fjala “Bismil-lah”, lexoje me kujdes këtë tregim, si shembull krahasues!

Çdo njeri që do të udhëtojë në shkretëtirat arabe, duhet të njohë emrin e kryetarit të një fisi dhe të hyjë nën mbrojtjen e tij, për të shpëtuar prej kusarëve të shkretëtirës dhe për të plotësuar të gjitha nevojat e tij. Pa këtë mbështetje, i vetëm përballë nevojave, vështirësive dhe armiqve të panumërt, do të zhduket. Në një udhëtim të tillë, nepër shkretëtirë janë nisur dy veta.

Njëri prej tyre është i bindur, kurse tjetri mendjemadh dhe kokëfortë. I binduri e pranon emrin e kryetarit të një fisi dhe kërkon mbështetjen e tij, kurse mendjemadhi nuk e pranon këtë privilegj. Ai që pranon përkrahjen e këtij kryetari, udhëton pa frikë kudo. Po të rastis të përballet me ndonjë kusar i thotë: “Unë eci me lejën dhe urdhërin e filan kryetari”. Kusari nga frika largohet pa e prekur fare. Po të hyjë në ndonjë çadër, me atë emër nderohet. Udhëtari tjetër, gjatë gjithë rrugës dridhet nga frika dhe shndërrohet në një lypës, poshtërohet dhe ofendohet.

Ja pra o nefsi im, ti je ai udhëtari mendjemadh dhe i pabindur, kurse kjo botë është shkretëtira. Dobësia dhe varfëria jote është e pafund. Armiqtë dhe nevojat e tuaja janë të panumërta. Meqë është kështu, merre emrin e Zotit të të gjitha botërave dhe të Sundimtarit të Pafund, po të duash të shpëtosh pa u dridhur nga asgjë dhe pa i lypur askujt. Kjo fjalë është aq e madhërueshme, saqë vuajtja dhe varfëria jote e pafund të lidhë me forcë të madhe me All-llahun e Gjithëmëshirshëm dhe të Plotëfuqishëm. Dobësia dhe varfëria jote të ndihmojnë për të fituar në Mëshirën e Tij. Kush fillon me këtë fjalë, i ngjan atij të riut, që regjistrohet për të shërbyer në ushtri; punon në emër të shtetit dhe nuk i frikësohet askujt. “Në emër të ligjit, në emër të shtetit” thotë, kryen çdo punë dhe i bën ballë çdo vështirësie.

Në fillim thamë se: Të gjitha qëniet e krijuara thonë: “Bismil-lah”. A është kështu?

Nëse do të shikoje se një njeri i vetëm vjen dhe i dërgon me forcë të gjithë njerëzit e qytetit, në një krahinë dhe i detyron të punojnë angari, së shpejti mëson se ai njeri, nuk po vepron në emrin dhe forcën e tij. Ndoshta ai është një ushtar që zbaton ligjin në emër të shtetit dhe i cili forcën e urdhërin e veprimit i merr nga një Mbret.

Çdo gjë ekziston, vepron dhe lëviz në emër të Zotit të Madhëruar. P. sh.: Farat shumë të vogla dhe bërthamat krijojnë pemë të mëdha, ngrejnë pesha të rënda, sa një mal. Domethënë: çdo pemë thotë “Bismil-lah”, mbledh frutat nga thesari i të Gjithëmëshirshmit dhe na ushqen neve. Çdo bostan thotë “Bismil-lah” dhe në kuzhinën e Fuqisë së Pafundme piqen së bashku shumë lloj ushqimesh të shijshme, duke na u servirur neve në Emër të të Gjithëmëshirshmit. Çdo kafshë e butë, si: lopa, deveja, delja, dhe dhia thonë “Bismil-lah” dhe bëhen si një krua i Zotit të Madhëruar, ku rrjedh si burim, qumështi. Ato neve na japin lëngun më të mirë të gjallërimit, në Emër të Furnizuesit të botërave. Çdo bimë apo pemë, rrënjët dhe damarët e të cilave shtrihen si fije mëndafshi nën tokë thotë: “Bismil-lah” dhe kështu shpojnë tokën dhe shkëmbin e fortë, duke depërtuar në mesin e tyre. Çdo gjë vihet në shërbim të Zotit të Madhëruar dhe i nënshtrohet Ligjeve të Tij.

Ja pra, si degët e pemës që hapen në ajër, të drejtuara nga qielli dhe lidhin frutet, po kështu edhe rrënjët e disa bimëve të brishta, me një lehtësi të madhe e shpojnë gurin dhe dheun e fortë dhe nën tokë lidhin frutat, për t’u mbrojtur nga nxehtësia e madhe e Diellit dhe për muaj të tërë mbeten të gjelbërta dhe të lagështa. Me këtë argument Zoti i Madhëruar i demaskon natyralistët, ata që thonë se kjo është vepër e natyrës. Duke ua futur gishtin në syrin e tyre të verbër, u thotë: Shikoni, ju që i besoni forcës së energjisë së nxehtësisë, edhe ajo lëviz sipas ligjeve të Krijuesit të Gjithësisë, sikurse ato rrënjët e buta si mëndafshi, që i përngjajnë shkopit të Musait (a.s.).

"5_24022010144643.jpg"

Duke dëgjuar urdhërin e Zotit të madhëruar, shpojnë dhe çajnë gurin me lehtësi. Po kështu, gjethet e holla si letrat e duhanit janë mbrojtëse ndaj diellit ashtu si në rastin e Ibrahimit a.s.. Ata lexojnë ajetin në të cilin All-llahu xh. sh. thotë:

"5_24022010144647.jpg"

Meqenëse çdo gjë me ekzistencën e saj thotë “Bismil-lah”, bën që mirësitë e Zotit xh. sh. të na i sjellin në emër të Tij, pra ne duhet të themi “Bismil-lah”. Duhet të japim dhe të marrim në Emër të Zotit, ashtu siç nuk duhet të marrim asgjë nga njerëz të pandërgjegjshëm, që nuk japin në emër të Zotit.

Shtrohet kjo pyetje: Kur njerëzve që na shërbejnë me të Mirat e Zotit si p. sh. kamarierëve, ne u japim një bakshish të vogël, po Pronari i vërtetë i pasurisë, All-llahu, çfarë shpërblimi kërkon për të mirat dhe pasurinë që na ka dhënë?

Përgjigje: Po, All-llahu, për të gjitha Mirësitë dhe vlerat materiale që na ka dhënë, kërkon tre gjëra prej nesh: e para është dhikri (ta përmendësh Zotin xh. sh.); e dyta është shukri (ta falenderosh Zotin xh. sh.); e treta është fikri (ta kujtosh Zotin xh. sh.). Në fillim të thuash “Bismil-lah”, është dhikër. Në fund të thuash “Elhamdulil-lah”, është shukr. Në mes të këtyre të dyjave është fikir ta kujtosh dhe ta pranosh këtë të mirë, këtë dhuratë të Mëshirshme, të krijuar me mjeshtri të përkryer nga All-llahu i Gjithëmëshirshëm.

Aq sa është antinjerëzore të përulesh dhe të puthësh këmbën e një njeriu të thjeshtë, që të sjell një dhuratë të çmuar nga një mbret, duke harruar dhe duke mos e njohur Pronarin e vërtetë të dhuratës, një mijë herë më antinjerëzore është të duash dhe të lavdërosh shitësin, pa përmendur pronarin e vërtetë të pasurisë.

O nefsi im! Në qoftë se nuk do të jesh kaq i çmendur, jep në Emër të Zotit, merr në Emër të Zotit, puno në Emër të Zotit dhe çdo lëvizje kryeje në Emër të Zotit xh. sh.. Paqja dhe bekimi qofshin mbi ju! Amin!

* * *

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>