Dhe studentin e filozofisë së sakatosur dhe nxënësin e Kur’anit me këtë mund t’i krahasosh se sa kanë dallim në sakrificë dhe sa patriotë janë. Kështu që:

Studendi i filozofisë, për dobinë e vehtes së tij, ikë nga vëllai i tij dhe e paditë atë. Kurse nxënësi i Kur’anit, në qiell dhe në tokë të gjithë robërit e devotshëm për vehten e tij ka bërë vëlla. Ai lutet me sinqeritet për dobinë e tyre dhe kënaqet me lumturinë e tyre. Ai, ndien së tepërmi ngrohtësi për ta në shpirtin e tij..

Dhe ai, Rruzujt e të mëdhenj si dielli e të tjerë, i konsideron nga një krijesë, siç është vetë, për arsyet që do të parashtroj më poshtë. Kështu që:

Kur’ani do tua sigurojë shpirtit të nxënësve Tij një gjerësi dhe qetësi të tillë që jo të bëjnë nëntëdhjetë nëntë tespih, por, për t’ua vërtetuar nëntëdhjetë nëntë Emrat e All-llahut xh. sh ua jep ne dorë atyre atomet e nëntëdhjetë nëntë botrave, dhe u thotë: Ju jeni duke lartësuar Krijuesin e juaj nga tëmetat me këto tespih që bëni. Që, nxënësit e Kur’anit duke filloja nga Sha-i Gjejlani’në, Rufai’në dhe Shazeli’në Radijall-llahu anhym, shih ata siç bëjnë tespih duke marrë në dorë vargun e atomeve dhe sasinë e frymës së krijesave. Ata duke bërë tespihtë e dites së traditshme, me sasinë e atomeve lavdrojnë dhe pastrojnë nga të meta All-llahun xh. sh.

Tani, me këto ke kuptuar edukimin e Kur’anit, që duke lartësuar nxënësit e tij tregon si ka mundur të edukoje këtë njeriun e vogël që për pak mund te shqetësohet dhe bie i mundur edhe nga një mikrob i vogël. Dhe ndiejshmeritë e tij mund të zgjerohen aq sa krijesat e dynjasë, prap atij i duken pak, për ta përmende All-llahun xh. sh. Duke i numëruar ato dhe duke bërë tespih dhe duke u lutur Atij, edhe Xhenneti atij i dukej pak (ai jo tjetër por kërkon kënaqësinë e All-llahut xh. sh.) dhe në këtë rastë vashdon jetën me modestinë syperiore që, vehten konsideron më të vogël se krijesat e tjera. Pra në vehten e tij e përmbledhë nderin më të lartë së bashku me modestinë që s’tregohet. Me këto tregime ke mundur ta kuptosh se sa rrëzohen dhe poshtrohen studentat e filozofive me kryeneçësinë dhe mendjemadhësinë që bëjmë ato.

Tani, udhëzimi i Kur’anit secilin send duke parë me dy sy dhe përnjëherë i sheh të dy jetët dhe njerzimit ua tregon të kapen me dy duar dy jetëve. Kështu i thotë Kur’ani njeriut të Europës së dytë, gjenia e të cilit i sheh gabimisht, me një sy, të vërtetat që i ka secili send. ’’O njeri! Malli dhe trupi që e ke ti në dorë, nuk janë të tuat. Ato në dorën tënde se janë vetëm një amanet. Zoti i amaneteve, është I Fuqiplotëshëm dhe është Bujar Meshirëplotë për çdo send dhe secilin send e dinë dhe e ruan për te mos humbasë. Ai don të të mbrojë për ty. Megjithëse janë të Atij, prapë ty duke paguar po don t’i blejë amanetet që t’i ka dhënë Ai. Në të ardhmen ty do të japë një çmim të madh. Meqë je një ushtar i detyruar, puno e vepro në llogarinë e Tij!. Ai është që ke nevojë për të ngrënë t’i dërgon ushqimet si risk dhe Ai ty të mbron nga armiqtë që ke, sepse ti nuk mundesh t’i bësh ballë atyre. Qëllimi dhe rezultati i jetës tënde është t’i përkulesh Atij dhe të bësh dobi në funksionet e Emrave të tija.

Kur të prekë ndonjë e keqe thuaj:

"5_24022010155130.jpg"

Domethënë:

“Unë jam shërbëtori i Pronarit tim! O fatkeqësi! Ti në qoftë se ke ardhur me lejen e Tij: “Merhaba!” - “Mirë se ke ardhur!”. Sepse patjetër një ditë do të iki në prehrin e Tij. Ai është i dashuri ynë dhe tek Ai do të kthehemi. Meqë një ditë patjetër Ai do të na lirojë nga vështirësirat: hajde o Fatkeqësi! Nuk domethënë gjë, unë bindem. Çlirimi im mund të bëhet edhe me dorën tënde. Por në qoftë se ke ardhur për të më provuar se si unë e mbroj amanetin duke kryer detyrat, ti mos mendo se ty të dorëzohem pa lejen e Tij; bile pa u tërhequr fare luftoj me ty dhe pa lejen e pronarit tim nuk e dorëzoj amanetin nëpër duart jo të sigurta!”

Që shihe një shembull nga njëmijë të gradës së mësimeve të filozofëve gjeni dhe të udhës së Kur’anit famëlartë.

Ja, pra, gjendja e udhëtarëve të dy rrugëve lëvizë e shkon si tregova pak më sipër. Por, si nga rruga Hyjnore, edhe nga rruga e devijimit, janë shumë të ndryshme dhe pakujdesia nuk është njësoj. Secili njeri në secilën gradë, tërësisht nuk mund të ndjejë këtë të vërtetë. Sepse pakujdesia e anullon ndjenjat e njeriut. Dhe në këtë kohë ndijimet aq kanë mbetur pa ndikim saqë, dhimbjen e duhur të devijimit nuk po ndijojnë anëtarët e qytetit të keq. Por ajo pakujdesi mund të coptohet vetëm me zgjim që vjen nga dituria origjinale (kur shkencat shpirtërore bashkohen me ato të fizikës) dhe me vërejtjen e kufomave që po arrijnë në 30. 000 në ditë (kurse sot kanë arritur të vdesin 600. 000 në ditë.)

Mijëra mëri dhe urrejtje atyre që pa hetuar imitojnë Europjanët!. Ja, pas imponimeve të gjithë ky imoralitet dhe pas këtyre zullume dhe armiqësi që me tradhti iu imponuan ato. Me çfarë mendje i besoni këto amoralitete dhe imitoni mendimet e liga të tyre? Jo! Jo! Kush i imiton ato, ai nuk bën tjetër vetëm se bashkohet me mëkatet e tyre. Kush hyn në rradhën e tyre, ai nuk ka imituar por ka ekzekutuar vehten e tij dhe vëllezërit e tij. Këtë mos harroni kurrë se duke kopjuar imoralitetin e tyre ju po bëheni gënjeshtar kur thoni se jeni patriot. Sepse duke hyrë në formën e tyre, ju po poshtëroni popullin tuaj dhe duke nënvlerësuar po mahniteni me to. Ajet:

"5_24022010155133.jpg"

* * *

SKELQIMI E NJEZETE KATERTA

(Fragmenta e mbuleses)
 
"5_24022010155136.jpg"

Ky ajet i urdhëron gratë për mbulesën. Kultura e keqe, po kundërshtohet me Kur'anin, sepse nuk e pranon mbulimin, që është një nevojë e krijimit të tyre. Ajo thotë se mbulimi është një robëri. (*)

U përgjigjemi gjykatësit që e kanë shtyrë armiqtë e fshehtë të fesë Islame: Gjykimi i Kur'anit është i drejtë dhe i përgjigjet krijimit të grave. Për fjalët e pabaza të kundërshtarëve ka argumente të panumërt, por unë vetëm me katër pika do të theksoj se në të ka dobi të panumërta dhe të pamohueshme.

E para; mbulesën e grave patjetër e nevojit vetë krijimi i tyre. Ngaqë ato janë krijuar të dobëta dhe nazike, kanë nevojë të hyjnë në mbrojtjen dhe ndihmën e një burri. Ato vet nuk mund të ruajnë të drejtat e tyre dhe fëmijët të cilët i duan më tepër se shpirtin e tyre. Pra gruaja nuk mund t'u zbulojë burrave të huaj pjesët e trupit, sepse e humbet besën ndaj burrit të vet dhe i zbehet dëshira ndaj tij, duke ia shtuar mërinë dhe urrejtjen. Ndër dhjetë gra gjashtë apo shtatë prej tyre mund të jenë plaka apo të shëmtuara të cilat nuk duan ta tregojnë pleqërinë apo shëmtinë e tyre. Apo mund të jenë xheloze ndaj bukurisë së tjetrës dhe nuk duan që të bien më poshtë se ajo. Shumë e rrallë është ajo grua, që nuk frikësohet nga dhuna apo shpifjet se atë mund ta sulmojë ndonjë njeri. Në këtë rast a nuk do të jetë fajtore dhe a nuk do t'i thotë me të drejtë burri i vet tradhëtare? A nuk e kuptoni se për dobinë e vet, gruaja duhet të mbulohet?

Po ta vëmë re se, më shumë mbulohen të moshuarat. Atëhere edhe këtë duhet ta pranojmë, se nga dhjetë gra, vetëm dy apo tre dalin që janë të reja dhe të bukura dhe të mos frikësohen nga vështrimi i burrave të huaj. Është e ditur se çdo njeri, prej atyreve që nuk i do, për arsye se ngushtohet nuk dëshiron as pamjen e tyre dhe në këtë mënyrë tërhiqet dhe preket nga vështrimet. Me të vërtetë një grua e bukur që shpalos pjesët e trupit të vet, nga dhjetë vetë që e shohin atë, ka dëshirë ta shohin vetëm dy apo tre mashkuj, kurse të tjerët n. q. s. ka mundësi i shmang dhe i dëbon. Duhet të dimë edhe këtë se një grua e bukur që nuk i ka humbur vlera e nderit femëror, është shumë nazike dhe i preken shpejt ndjenjat e saj. A ka mundësi që kjo grua të mos shqetësohet dhe frikësohet nga vështrimet e burrave të paturpshëm?

Ne po dëgjojmë se në vendin e zbulimit Europë, disa gra ishin ankuar në organet e qeverisë duke thënë: “Këta të poshtër po na burgosin nën vështrimet e syve”. Pra “kultura” që ka grisur mbulesën e grave, ka rënë në kundërshtim me nevojën e krijimit të tyre. Kur'ani i Bekuar duke urdhëruar mbulimin e grave, përputhet me krijimin e tyre. Me këtë urdhër gratë si miniera të mëshirës, janë krijuar për burrat e tyre si shoqe të ndershme dhe të vyera, me një dashuri që vazhdon deri në përjetësi. Gratë vetëm atëhere kur të mbulohen, mund të shpëtojnë nga brengat shpirtërore dhe nga robëria e përjetshme.

Ato në vetvete mbajnë një frikë ndaj burrave të huaj. Vetë frika e tyre e bën të nevojshme që ato të mbulohen, që të mos përballohen me problemet e mashtrimit. Ndodh që për një kënaqësi prej shtatë tetë minutash, të vuash në mënyrë të tmerrshme, hidhërimin e barrës së një fëmije për një kohë të gjatë prej shtatë tetë muajsh. Por edhe kjo nuk mjafton, sepse i duhet të mbajë dhe të rrisë një fëmijë pa baba. Ky është rezultati i një kënaqësie të palejuar me një afat shumë të shkurtër prej shtatë tetë minutash. Meqenëse këto raste nuk janë të pakta, gratë me një seriozitet të madh duhet të ruhen nga burrat e huaj, duke mos i hapur oreksin me zbulimin e pjesëve të trupit të vet. Gruan karakteri i saj i dobët, e detyron që të hyjë nën mbrojtjen e kalasë së mbulimit të vet.

Shokët e mi më treguan se në qendrën e kryeqytetit tonë, në drekë, në mes të pazarit, në sy të popullit, gruan gjysmë lakuriqe të një personi me pozitë të lartë e kishte tallur, një lustraxhi këpucësh. Ky shembull u jep një shuplakë të ashpër në fytyrë të gjithë atyreve të paturpshmëve, që kundërshtojnë mbulimin e gruas.

E dyta; dëshirat, interesi dhe lidhjet e gruas me burrin, nuk rrjedhin vetëm nga nevojat e kësaj jete. Gruaja nuk është shoqe e burrit vetëm për interesat e kësaj bote. Ndoshta ajo në botën e përjetshme akoma do që ta vazhdojë jetën e saj me të. Meqënëse është kështu, ajo bukurinë e vet duhet ta ruajë për të shoqin dhe nuk duhet të tërheqë burrë tjetër me këtë bukuri përveç tij. Ajo me të ka lidhur një ortakëri dhe miqësi të përjetshme dhe nuk duhet ta zhgënjejë dhe ta tradhëtojë, sepse përndryshe i kushton shumë shtrenjtë. Meqënëse burri i saj është besimtar, me sekretin e besimit, me gruan e tij nuk e ka lidhur jetën vetëm për këtë jetë të përkohshme, vetëm për kohën e lulëzimit të bukurisë së saj dhe për interes të fizikut të saj joshës, por edhe kur t'i ketë humbur këto hijeshi, ai me të do të jetojë deri në lumturinë e përjetshme. Edhe më me dëshirë të thellë do të vazhdojë shoqëria e tyre dhe nderi i saj do të ruhet jo vetëm në kohën e bukurisë së saj, por edhe kur të jetë plakur dhe kur të shëmtohet, do të vazhdojë nderi, dëshira serioze dhe respekti i burrit për bashkëshorten.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>