Me dritën e besimit besimtari me gjithë bindje beson se janë të gjalla dhe midis tyre kanë miqësi. Besimtari është i bindur se çdo rruzull, me gjendjen e vet bën tespih ndaj Krijuesit të Tij. Në këtë mënyrë, secili rruzull i jep vetvetes një gjallëri dhe shpirt, prandaj sipas pikëpamjes së besimtarit, ato nuk janë të egjër dhe nuk të trishtojnë. Ato përmbajnë në brendësinë e tyre dashamirësi dhe miqësi. Nën këndvështrimin e mosbesimit, njerëzit konsiderohen si krijesa të dobëta, që nuk mund të marrin as hakun e tyre të merituar. Ata janë pa zot, pa mbrojtje dhe shpesh qajnë dhe ankohen, sikur të jenë jetimë. Prizmi i këndvështrimit të besimtarit, këto krijesa nuk i sheh si jetimë, por si nëpunës që janë të detyruar dhe obliguar, për të përmendur Krijuesin. Pra ata janë robër të All-llahut xh. sh..

Pika e gjashtë: Drita e besimit kësaj jete dhe asaj tjetrës i jep formën e sofrave mbi të cilat janë vendosur me mijëra mirësi, nga të cilat besimtari bën dobi. Me dorën e besimit ato e shtyjnë atë të kënaqë shqisat e dukshme dhe të padukshme, si dhe mjetet e tjera shpirtërore, që së bashku bëjnë dobi prej këtyre sofrave. Nga pikëpamja e mosbesimtarit, rrethi i dobive të gjërave të gjalla, vjen e zvogëlohet duke u kufizuar materialisht me shijimet. Pikëpamjet e besimit aq shumë zgjerohen, sa madhësia e tyre konceptohet sa rrethi i qiejve dhe i tokës sëbashku. Besimtari diellin mund ta konsiderojë si një llampë elektrike që varet tek tavani i dhomës së vet dhe hënën si një llampë kursimtare, ngaqë harxhon më pak energji. Gjerësia e fitimeve për një besimtar, e tejkalon të gjithë sipërfaqen e qiejve

"5_24022010160107.jpg"

Kur'ani i Mrekullueshëm me këtë ajet, me gojtarinë e Tij tregon se nga besimi rrjedh mirësi e madhe dhe e pafundme.

Pika e shtatë: Me dritën e besimit dihet se ekzistenca e All-llahut xh. sh., është përmbi të gjitha mirësitë si më e madhja, sepse është kroi i të gjitha mirësive të gjithësojshme e të panumërt dhe nga lloji i dhuratave të pafundme. Prandaj sa numri i atomeve të gjithësisë, e kemi për detyrë të falenderojmë All-llahun xh. sh., ku në librat e Risaleve, janë përcaktuar disa shenja për falenderime. Megjithatë Risale-i Nur, në temën ku argumenton Njësimin e All-llahut xh. sh., e ka ngritur perden për të parë mirësitë e Tij.

Fjala “Elhamdulil-lah” përmban “L”-në istigrak. Në gramatikën arabe shkronja “L”, koncepton tërësinë. Falenderoj All-llahun xh. sh., me falenderimet e gjithësecilit, duke falenderuar edhe për mirësinë që është Mirëbërës. Pra funksioni i Gjithmëshirshmërisë koncepton tërësinë e gjallesave që bëjnë dobi prej funksionit të Mirëbërësit. Njeriu në mënyrë të veçantë, ka kontakt me të gjitha qeniet e gjalla. Ky është shkaku që ai lumturon çdo gjallesë, duke u gëzuar apo hidhëruar nga vështirësitë e saj. Kur ndonjë individ fiton ndonjë mirësi, shokët e tij gëzohen sikur të kishin dobi për veten e tyre.

Shumëzoje numrin e fëmijëve që kanë bërë dobi nga mëshira e nënave të tyre dhe kuptoje sa shyqyre - falenderime meriton Ai, që mëshiron me funksionet e emrit, i Gjithmëshirshëm. Pra njeriu që zotëron ndërgjegjen, kur të shikojë një fëmijë, i cili qan nga uria dhe nga mungesa e nënës, ai në këtë rast gëzohet kur beson se ekziston në të vërtetë mëshira e nënave, duke menduar se këtë mëshirë atyreve ua ka dhënë Ai. Atëhere duhet të mendojë se këto kënaqësi janë nga një mirësi që meritojnë falenderim.

Në gjithësinë e madhe, aq sa është numri i të gjithë shesheve të rregulluara me të gjitha llojet e përsosmërisë, duhet të falenderojmë për mirësinë e funksionit të Emrit të Bukur, i Gjithëmëshirshëm. Siç pasqyron trupi i njeriut Mëshiruesin, po ashtu edhe zemra e tij pasqyron Mëshirëplotin. Kështu vepron edhe mendja e njeriut me të gjitha qelizat e saja, që kënaqen nga emri i Gjithëdijshëm. Në këtë rast është e nevojshme të falenderojmë me gjithë shpirt, duke thënë “Elhamdulil-lah!”

Nga Emrat e Bukur është edhe Varis (trashëgues), në numrin e pasurive që pasqyron si baballarët që duke u larguar lënë amanetet (trashëgimet) e veta bijve, në numrin e tyre, në numrin e botërave të ahiretit, në numrin e veprimtarive që ka mbrojtur ai dhe në numrin e atyre që vrapojnë të marrin shpërblimin për punët e veta. Po kështu me një zë të lartë duhet të falenderojmë për mirësinë e Emrit të Bukur në funksionin “Mbrojtës”. Tingulli i zërit “Elhamdulil-lah”, le të mbushë zbrazëtinë e qiejve. Vazhdimësia e mirësisë kushton më shumë se vetë mirësia, sikurse shija e përgjithshme ka vlerë më të madhe se sa vetë shija, saqë po qe se do të vazhdonte edhe në jetën e xhennetit të lumtur, do të kishte vlerë më tepër se sa vet xhenneti.

Prandaj mirësitë e All-llahut xh. sh., që i koncepton “Hafizijeti” (Mbrojtësia), ekzistojnë nëpër të gjithë hapësirën dhe ky (Mbrojtës) është një mirësi mbi të gjitha mirësitë. Mbi bazën e kësaj konsiderate, duhet të bëjmë një falenderim, pra një “Elhamdulili-lah”, aq sa është kjo botë e madhe. Për të krahasuar më mirë mirësitë e panumërta të All-llahut xh. sh., këta katër emra të përmendur, duhet t’i shohim brenda të gjithë Emrave të Bukur të Tij (Esma-ul Husna). Në këtë rast do të bindesh se duhet t'i bëjmë falenderime të panumërta.

Duhet ta dish se shkaku i hapjes së këtyre thesareve të panumërta dhe sundimi i hapjes së tyre është në duart e Muhammedit Alejhissalatu vesselamit. Ekzistenca e këtij Personi të Ndershëm është një mirësi kaq e madhe, saqë njerëzimi i është përjetësisht i detyruar ta lavdërojë këtë dhe ta përshëndesë.

Vetë mirësia e fesë Islame dhe ekzistenca e Kur'anit është një përmbledhje dhe një burim që meriton falenderime të panumërta.

Pika e tetë: Atë, Zotin xh. sh, duhet ta falenderojmë shumë, që ka krijuar një “Libër të Mrekullueshëm”, Gjithësinë, komenti i të cilit është Kur'ani i Famshëm. Ai tregon se kjo Gjithësi me anë të kapitujve, broshurave, librezave, radhëve dhe shkronjave, tregon se me Funksione të Bukura, i Madhërishëm ekziston një All-llah xh. sh. dhe pandërprerë Atë duhet ta falenderojmë.

Kështu: Secila qëndisje e këtij libri të gjithësisë, që mund të jetë e vogël apo e madhe sipas rastit, sado pak apo shumë, Një Zoti që për asgjë nuk ka nevojë dhe çdo gjë Atij ia ka nevojën, ne si robtë e Tij, duhet ta falenderojmë për ato qëndisje të Funksionarit të Madhërishëm. Prandaj duke treguar secilën shkronjë të atij Libri ku janë pasqyruar Funksionet e Mëshiruesit Mëshirplotë, medoemos detyrohesh t’i falenderosh në një sasi të pafundme.

Të gjitha shkronjat, pikat dhe qëndisjet e atij libri, janë pasqyrat e shkëlqimeve të Emrave të Bukur, pra edhe për këtë shkak, duhet të falenderosh Zotin xh. sh. dhe ta lartësosh, duke thënë Subhanall-llah dhe duhet të bëjmë të ditur se Ai është i pastër nga të metat, duke thënë: “O Zot, Ty të falenderojmë!” Përsosmërinë, rregullin dhe qëndisjet e vetë këtij “Libri”, duhet pranuar se i ka krijuar një Fuqiplotë i Ditur, prandaj All-llahun xh. sh. duhet lartësuar, duke thënë All-llahu ekber

Said Nursi

* * *

 

ME TREGIMIN E MËPOSHTËM DO TË KUPTONI SE;

“NË TË VËRTETË TË GJITHË DHIMBJET JANË NË DEVIJIM, KURSE TË GJITHË SHIJET JANË NË BESIM”

O shok i trazuar! N. q. s don ta shohësh dallimin e udhëtarëve të rrugës së drejtë dhe e atyre që kanë rënë në devijim, duke marrë me vehte dhe imagjinatën tënde eja dhe hipi përfytyrimeve, se me ty do të shkojmë nëpër hiçe të errët dhe do ta vizitojmë varrin e madh, pra qytetin e të vdekurve.

Nje Fuqiplot i Paparafiillimt me fuqinë e Tij të pamangët, na nxori ne nga bataku i errët dhe na veshi me këtë trup që dukemi dhe na dërgoi në këtë dynjanë që nuk ka kurrfarë shije.

Tani erdhëm në këtë botë që është një shkretëtirë e tmerrshme. Kur i hapëm sytë së pari e sollëm kokën andej e këndej që të kërkojmë ndihmë.

Çfarë të shohim?! Në këtë jetë fatkëqsirat e dhimbjet na sulmojnë si armik duke na frikësuar.

Por të gjithë pjesët materiale nxisin zemrat tona sepse janë pa mëshirë, na nxjerrin dhëmbët dhe na shikojnë me zemërim. Nuk ia vënë veshin fare nazeve dhe lutjeve që bëjmë!

Në këtë rast ramë në një gjendje sikur njerëzit kur mbesin pa rrugëdalje. Në këtë rast e ngritëm kokën nga qielli të kërkojmë ndihmë. Duke kërkuar ndihmë i pamë rruzujt e mëdhenj; kur i pamë ata, tmerrshëm u trembëm.

Supozojmë se gjithsecili mori formën e ndonjë gjyleje topi sikur kur bëhen gati të dalin nga stofka e tyre që të sulmojnë dhe sillën shumë shpejt në kozmos. Është për tu çuditur se si nuk bëjnë ndonjë aksident.

Zoti na ruajtë, po ta humbe rrugen njëri prej tyre! Është katastofë për botërat e dukshme. Nga gjendja e tyre vazhdimisht pritet ndonjë katasrofë.

Kur ne i pamë ato, duke pikëlluar u habitëm dhe mbetëm pa shpresë, u detyruam ta ulim kokën dhe të fshehemi në vetvete. Në këtë rast filluam të dëgjojmë zërin e ndergjegjes sonë.

Dhe duke pritur qetësimin nga shumë anë të trupit tonë të pafat viheshin mijëra britmave e pikëllimeve. Dëgjoheshin mijëra zëra të gjëmimeve.

E pamë se nga frika që na sollën rruzujt nuk po qetësohet ndërgjegja e shqisat e tona. Ne me gjendjen e mjerueshme, hymë në ndërgjegjen tonë duke kërkuar strehim diku. Në brendësinë e saj pritenim ndonjë rrugëdalje. Dhe thamë “Të mjerët ne!” Se s’mundëm të gjenim atë që kerkuam. Por patjetër duhet të gjejmë një rrugëdalje.

Sepse, në vetveten duken mijëra dëshira dhe kërkesa të pangopura dhe ndjeshmëri të entuziaste që janë zgjatur nëpër universe. Nga rruzulli që pamë në qiell u friksuam dhe dridhemi, dhe mbetëm duke mos mundur t’i japim vetes ndihmë.

I mjeri për ne që dëshirat tona kanë mbetur përmes zhdukjes dhe ekzistencës. Kërkesat tona janë stërvitur nëpër hapsira të gjera, syri i njeriut aq është i uritur dhe ndërgjegjja e tij nuk ngopet, edhe sikur të përpinte të gjithë botën.

Tani, në këtë rrugën e keqe që u paraqitëm u përballuam me belara. Sepse rrugët e rrugaçëve dhe të devijuarve janë prodhimi i mendimit që thotë çdo gjë është e rastësishme. Pra kjo filozofi ne nuk na solli ndonjë dije tjetër vetëm se mjerim.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>