Bileta përfaqëson namazin. Nga të gjitha detyrimet, e para është të falësh namazin si dhe të largohesh nga mëkatet (gjynahet) e mëdha. Të gjithë njerëzit që janë specialistë dhe kanë njohuri për të vërtetën e Përjetësisë, dhe që janë njerëz të përkushtuar, që besojnë në All-llahun xh. sh., kanë thënë se në këtë rrugë të gjatë dhe të errët, mund ta gjejnë dritën dhe mjetin për të shkuar në botën e Amëshimit, vetëm në qoftë se zbatojnë urdhërat e Kur’anit dhe largohen nga punët e ndaluara nga Ai. Nëse nuk veprohet në frymën e Kur’anit Famëlartë, atëherë shkenca, filozofia, arti dhe kultura për në atë rrugë s’kanë kurrëfarë vlere. Drita e këtyre shkencave ndriçon deri tek dera e varrit.

Ej nefsi im përtac! Të falurit e pesë kohëve të namazit është punë e lehtë dhe largimi nga shtatë mëkatet e mëdha nuk është fare i vështirë. Njeriu në namaz ndjen një kënaqësi dhe qetësi shpirtërore. Vlerat dhe frutet e tij janë jashtëzakonisht të mëdha, nëse je i mençur që ato t’i kuptosh. Tani thuaj atij shejtanit apo njeriut dhe të gjithë atyre që të nxisin të bësh mëkate dhe punë të fëlliqura: “Nëse mund ta mbysësh vdekjen (më shpëton prej vdekjes), të largosh mjerimin nga bota, të shpëtosh njerëzimin nga varfëria, të mbyllësh derën e varrit, atëhere po të dëgjoj, por, nëse nuk mundesh, hesht!” Në xhaminë e madhe të botës, Kur’ani po ndriçon Gjithësinë. Kur’anin ta dëgjojmë dhe me dritën e tij të ndriçohemi. Të punojmë sipas udhëzimeve të Tij, gjithnjë ta këndojmë dhe të themi: “Fjala është e Tij. Fjalët e Kur’anit Famëlartë janë të vërteta dhe të drejta. All-llahu i Madhëruar është Ai i cili na tregon të vërtetën dhe drejtësinë dhe na shpall Diturinë e Tij të Ndritur.
 
"5_24022010150519.jpg"

* * *

FJALA E TETË
 
"5_24022010150524.jpg"

Nëse dëshiron ta njohësh dhe ta kuptosh botën që të rrethon dhe vlerën e fesë tek njeriu, duhet të jesh i bindur se bota pa besim të vërtetë është si një burg i errët dhe i tmerrshëm, ndërsa njeriu pa fe është një krijesë fatkeqe. Feja është ilaçi apo çelësi që zbulon magjinë e kësaj bote dhe shpëton shpirtërat e njerëzve nga errësira e saj e tmerrshme.

"5_24022010150528.jpg"

Janë çelësi i botës magjike, (pra feja), e çliron shpirtin e njeriut nga vuajtjet dhe brengat e jetës së përkohshme. Nëse dëshiron ta kuptosh këtë, dëgjoje këtë tregim që po paraqesim si këshillë:

Një herë në kohë të lashta, dy vëllezër u nisën në një udhëtim të largët. Ecën shumë gjatë, deri te një vend, ku rruga ndahej në dy drejtime. Në kryqëzimin e rrugës, takuan një njeri të urtë dhe të mençur, të cilin e pyetën: Cila rrugë është më e mirë dhe më e sigurtë?

Njeriu i urtë iu përgjigj:

“Rruga që shkon në anë të djathtë ka ligje dhe rregulla, prandaj duhet t’i respektoni dhe t’u përmbaheni rregullave të saj. Kjo rrugë ka siguri dhe lehtësi. Ndërsa rruga që shkon në anë të majtë nuk ka ndonjë rregull dhe është e lirë, por ka rreziqe dhe vështirësi. Tani ju vetë mund të zgjidhni”.

Pasi i dëgjuan këto fjalë, vëllai me karakter dhe sjellje të mira tha:

"5_24022010150532.jpg"

- dhe u nis në rrugën djathtas, duke iu përmbajtur ligjeve dhe rregullave të saj. Vëllai tjetër, me karakter të dobët dhe sjellje të këqija, u nis në rrugën në të majtë, vetëm për t’iu bindur veseve të këqija dhe për të qenë i lirë. Së pari të ndjekim vëllain me karakter të dobët, i cili në dukje të jep përshtypjen se është duke udhëtuar me lehtësi, por shpirtërisht është në gjendje të rëndë. Gjatë udhëtimit ai kaloi lumenj dhe kodra. Duke ecur pa u ndalur më në fund arriti në një shkretëtirë, ku nuk shihej asgjë prej gjëje. Ndërkohë, papritur dëgjoi një ulërimë të trishtueshme. Kur pa për rreth vetes, ç’të shikonte?! Një luan i tmerrshëm doli nga shpella për ta sulmuar. Duke rendur nga frika e luanit shkon dhe bie në një pus të thellë rreth gjashtëdhjetë metra, i cili nuk kishte asnjë pikë ujë. Nga trishtimi dhe frika u ngjit deri në gjysmën e murit të pusit, ku u kap pas degës së një peme. Mbi murin e pusit dhe në dy rrënjët e pemës ishin dy minj duke brejtur, njëri ishte i bardhë dhe tjetri i zi. Kur pa lart vuri re luanin që po priste si një xhelat në krye të pusit. Pa poshtë, në fund të pusit. Çfarë të shihte?! Një dragua kishte ngritur kokën mbi qafën mëse tridhjetë metra të lartë dhe për pak sa nuk i kafshonte këmbët. Çudi e madhe! Goja e dragoit ishte pothuajse sa gryka e pusit. Ç’të shihte! Ata ishin plot e përplot me insekte infektuese dhe të rrezikshme, që kishin filluar ta rrethonin trupin e tij. Kur pa majën e pemës, iu duk se ai ishte një fik i çuditshëm, sepse në trupin e tij kishte lloj-lloj frutash të ndryshme, që nga arra deri tek shega.

Ky njeri, ngaqë ishte kokëtrashë dhe s’e vriste shumë mendjen, nuk mundte t’i kuptonte këto gjëra. Këto nuk ishin punë të thjeshta dhe të rastësishme. Në këto punë të mrekullueshme ka një fshehtësi të madhe. Natyrisht, ai nuk mund të kuptonte që ekzistonte një Mjeshtër i Madh dhe i Përsosur që i drejtonte dhe i rregullonte këto punë. Tani zemrën, shpirtin dhe mendjen e tij e mbërtheu dhimbja dhe vuajtja e kësaj të fshehte, por vesi i tij nuk do që të pranojë këtë gjendje, duke e injoruar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ai mbyll veshët, për të mos dëgjuar ankimin e shpirtit dhe të zemrës së tij. Duke mashtruar vetveten ai filloi të hajë frutat e pemës së fikut, sikur të ishte në një pemtore të kultivuar. Mirëpo një pjesë e pemëve ishin të helmuara dhe të prishura.

Në një hadith kudsi përmendet urdhëri i All-llahut i cili thotë:

"5_24022010150803.jpg"

Pra, ky njeri fatkeq me mendime të liga, pa menduar fare atë që ka parë, e ka pranuar si një gjë normale dhe të vërtetë. Natyrisht, ashtu si ka vepruar dhe po vepron, ashtu do ta meritojë edhe vendin në botën tjetër. Ky njeri as nuk po vdes për të shpëtuar, as nuk po jeton. Ai në të vërtetë po përjeton vuajtjet e tmerrshme.

Tani njeriun me vese të këqija po e lëmë të zhytur në vuajtje dhe po kthehemi tek vëllai tjetër, të shohim gjendjen e tij. Ky njeri i bekuar dhe i mençur po vazhdon rrugën e tij pa hasur në hidhërime dhe vështirësi. Ngaqë ka karakter dhe sjellje të mira, ai gjithnjë mendon dhe shpreson për mirë. Me këto veti të mira përpiqet të qetësojë vetveten. Nuk përballet me vështirësi dhe probleme, sikurse vëllai i tij, ngaqë i di rregullat dhe iu përmbahet atyre. Gjatë rrugës ka siguri dhe udhëton i lirë.

Duke ecur rrugës sheh një kopsht, brenda të cilit kishte lule të bukura dhe fruta të shijshme, por edhe papastërti e mbeturina. Edhe vëllai i tij kishte hyrë në nj ë kopësht të ngjashëm, por ai më tepër kishte parë pjesët e pista të kopshtit dhe pasi i ishte trazuar stomaku, ishte larguar. Mirëpo njeriu i mençur dhe fatmirë, gjithnjë i përmbahej fjalës së urtë: “Secilit send shikoji anën e mirë”. Ai pa pjesët e mira të kopshtit dhe nuk i vuri re fare anët e pista të tij. Ai përfitonte vetëm nga gjërat e mira dhe me vlerë. Pasi pushoi dhe u çlodh mirë, u largua nga ky vend për të vazhduar rrugën.

Udhëtoi gjatë, por ashtu si dhe vëllai i tij, në rrugë e sipër hasi në një shkretëtirë të madhe. Papritur dëgjoi zërin e një luani, i cili deshi ta sulmojë menjëherë. Sikurse i vëllai, edhe ky u frikësua, por jo sa ai, sepse u kujtua dhe mendoi me vete: “Kjo shkretëtirë ka Mbikqyrësin e vet. Natyrisht edhe ky luan duhet të jetë nën urdhërin e këtij Mbikqyrësi-Pronar”. Duke menduar kështu, gjeti një farë ngushëllimi dhe përsëri vazhdoi të ecte. Duke ecur bie në një pus pa ujë, që ishte gjashtëdhjetë metra i thellë. Sikurse i vëllai, u kap në një degë të pemës, që ishte në mes të pusit dhe vazhdoi të qëndronte i kacavjerrur atje. Njëlloj si i vëllai i tij, edhe ky i pa të dy minjtë duke brejtur rrënjët e drurit. Shikoi poshtë dhe pa një dragua me gojë të hapur. Në të vërtetë edhe ky pa gjëra të çuditshme dhe të frikshme, por frika e tij ishte njëmijë herë më e vogël se sa e të vëllait. Karakteri i tij i fortë, gjithnjë e frymëzonte me mendime të mira. Këto mendime atij i tregonin vetëm anët e mira të secilit send dhe të secilës punë.

Prandaj ai filloi të mendojë kështu: “Këto gjëra të çuditshme kanë lidhje njëra me tjetrën dhe veprojnë nën urdhërin e dikujt. Nëse është kështu, atëhere për këtë punë ekziston diçka e fshehtë. Natyrisht këto sende dhe punë lëvizin dhe i nënshtrohen urdhërit të një Mbikëqyrësi e Sundimtari të padukshëm.

Nga kjo e kuptoj se unë nuk jam i vetmuar! Mua po më shikon Sundimtari i padukshëm, po më provon duke më dërguar në këtë vend për një qëllim të caktuar”.

Kjo frikë e ëmbël dhe mendimet e mira tek ai zgjojnë një dëshirë të zjarrtë dhe e nxisin të mendojë: “A thua vallë, Ai që më përcjell në këtë rrugë të çuditshme me një qëllim të caktuar dëshiron të më njohë, të më provojë dhe të më bëjë të njohur veten?” Pas njohjes me pronarin e këtyre punëve, ai zgjohet dhe i lind dëshira për ta zbuluar këtë të fshehtë dhe për ta kënaqur Pronarin e këtyre të fshehtave. Dëshira e tij ishte ta zbulonte këtë të fshehtë dhe më vonë do të fitonte një pozitë të mirë.

Më pas pa në majë të pemës dhe vuri re se ajo ishte një pemë fiku, por që kishte bërë mijëra lloj frutash të ndryshme, të pemëve të tjera. Frika iu largua, sepse e kuptoi se kjo pemë e fikut ishte si një fletë apo një ekzemplar i një ekspozite, që paraqiste llojet e kopshteve dhe të vreshtave të ndryshme të Krijuesit. Pra, Sundimtari i Padukshëm është Ai që të gjitha llojet e pemëve që ndodhen në kopshtet dhe vreshtat e tij, mrekullisht dhe logjikisht i ka vënë në atë dru-pemë për t’u dhënë shenjë dhe për t’u treguar mysafirëve të vet llojet e ushqimeve (nimetet) nga Thesari i Tij i pashterrshëm, sepse vetëm një pemë nuk mund t’i japë frutat e një mijë pemëve të ndryshme.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 >>>