PARATHĖNIE

Es-selamu alejkum ve rahmetull-llah!

Ėshtė mė se e vėrtetė dhe e padyshimtė, se gjersa ekziston jeta, ekziston edhe fundi i saj vdekja.

Me kėtė tė vėrtetė njerėzit dhe tė afėrmit e tyre janė duke u ballafaquar qė kur ėshtė krijuar jeta mbi tokė. Kur mendon ndarjen pėrfundimtare, ai tmerrohet ngaqė i duket se pas saj do tė bėhet kijameti.

Pėr kėtė arsye, si pėr tė pasurin dhe pėr tė varfėrin, si pėr besimtarin apo mosbesimtarin, problemi qė shtrohet ėshtė se ēdo tė ndodhė pas vdekjes.

Jo vetėm pėr fenė Islame, por edhe pėr tė gjitha fetė e ndryshme qė kanė zbritur nga Krijuesi i Gjithėsisė, Ringjallja zė vend tė rėndėsishėm.

Kjo do tė thotė se: Besimi nė Ringjalljen pas vdekjes, ėshtė nė themel tė tė gjitha feve tė zbritura.

Avicena (Ibni Sina) dhe shumė njerėz tė shquar, kanė thėnė se: Ēėshtja e Ringjalljes ėshtė njė transmetim. Aty logjika paralizohet dhe mendja e njeriut nuk mund tė ta shpjegojė dot.

Dijetari i madh Bediüzzaman Said Nursi ka mundur t’i bėjė njė analizė tė mprehtė problemit tė Ringjalljes, tė cilin asnjė dijetar Islam, nuk ka mundur t’i afrohet.

Me ndihmėn e Zotit dhe ngushėllimin e Kur’anit, ai i ka bėrė njė ekspertizė tė hollė dhe tė veēantė kėtij problemi, duke dhėnė argumente tė qarta dhe bindėse.

Bediüzzaman Said Nursi, ka dhėnė shembuj konkretė,qė tė bindin pėr Ringjalljen dhe jetėn e mbrapme.

Ringjallja pėr Krijuesin e Madh ėshtė aq e lehtė, saqė ngjan sikur del prej njėrės dhomė tek tjetra, ose nga njėri fshat tek tjetri, apo nga njė qytet tek tjetri.

Me ndihmėn e Zotit tė Gjithėmėshirshėm dhe vetėm me Hirin e Tij, kėto vepra brilante po i paraqiten sot popullit shqiptar. Veprat e Bediüzzaman Said Nursit,  janė bėrė tė njohura nė tė gjithė botėn, qė kurse u botuan. Me anė tė kėtyre veprave tė suksesshme, ai i vuri vulėn kėtij shekulli. Veprat e tij janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės, pėr vlerat e mėdha dhe autentike qė pėrmbajnė.

Fillimisht ėshtė pėrkthyer njė pjesė nga veprat e autorit, me titull “Fjalė tė vogla”, qė bėn fjalė pėr caktimin e ekzistencės sė Zotit si Njė dhe i Vetėm.

Tani po i japim nė dorė lexuesit tonė tė nderuar njė vepėr tė shkėlqyer, ku analizohet dhe argumentohet nė mėnyrė tė pėrsosur tema e Ringjalljes pas vdekjes.

Falenderojmė Zotin, qė pa shumė vėshtirėsi mė dha mundėsinė tė shqipėroj kėto pjesė, pėr dobinė e popullit shqiptar.

Jemi munduar qė duke bėrė shqipėrimin e kėtyre veprave, tė ruajmė thelbin e ideve tė autorit dhe nuk e dimė se sa ia kemi arritur kėtij qėllimi. Mė tepėr i jemi referuar thėnies; mė mirė pak se sa aspak.

Ne na lumturon fakti qė kėto libra brilantė do t’i ketė nė dorė pėr t’i lexuar populli shqiptar.  Ato gjithashtu gjenden edhe nė internet nė shumė gjuhė tė botės.

Shpresojmė qė lexuesit e mi tė nderuar, tė mė falin dhe tė jenė tolerantė, pėr ndonjė gabim qė mund tė mė ketė shpėtuar aty kėtu. Kėtė e kėrkoj prej jush pėr arsye se unė qė i kam hyrė kėsaj pune, nuk jam profesionist i kėsaj fushe.

Kam marrur guximin t’i pėrvishem kėsaj aventure, vetėm e vetėm prej dashurisė dhe respektit qė kam pėr vėllezėrit e mi myslimanė shqiptarė, kudo qė janė.

Jam larguar nga vendlindja njė ēerek shekulli mė parė, por gjithmonė dhe kudo qė kam qenė, si shtyllė tė punės time kam pasur hadithin e Pejgamberit i cili thotė: “Kush nuk interesohet pėr vėllazėrimin mysliman, nuk ėshtė  prej tyre”.

Duke dėshiruar me gjithė shpirt dobinė e hajrit tė kėtij libri them: “Prej nesh shėrbim dhe pėrpjekje, prej All-llahut sukses!”

Ues-selamu alejkum ue rahmetull-llah!

Shqipėruesi

FJALA E DHJETĖ (1)

(Tema e Ringjalljes )

(1) Ėshtė marrė nga libri “Fjalėt”, i cili pėrmban 33 fjalė gjithsej,ku secila “fjalė” ėshtė njė kapitull.

Vėrejtje: (Tė vėrtetat e fesė Islame sa janė tė logjikshme aq janė edhe tė pėrshtatshme pėr t'u kuptuar me lehtėsi dhe mirė, prandaj shembujt janė shkruar nė formėn e pėrrallėzave. Domethėnia e tyre jepet nė fund. Ato nuk janė thėnie imagjinare, por kanė njė bazė tė vėrtetė dhe tė argumentuar).

(1)“Me emrin e All-llahut Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit. Shiko pra,gjurmėt e mėshirės sė All-llahut, se si e ngjallė tokėn pas vdekjes sė saj, e s'ka dyshim se Ai ėshtė qė do t'i ngjallė tė vdekurit, pse Ai pėr ēdo send ėshtė i Plotfuqishėm”.

O vėlla, nėse do me tė vėrtetė qė ta kuptosh se si do tė ringjallemi pas vdekjes, nė tė folurėn e thjeshtė tė popullit,atėhere shiko dhe dėgjo sė bashku me nefsin tim. (2)

(2) Nefsi nė trupin e njeriut ėshtė njė fuqi e pakultivuar i cili e ka pikėsynimin vetėm nė jetėn e pėrkohshme, pra qetėsinė, kėnaqėsinė e veseve epshore, unin, hakmarrjen, mosdurimin dhe tėrė gjėrat e kėndshme, pa dalluar hallallin nga harami .

Shėnim i pėrkthyesit

Njė herė e njė kohė, dy vetė kanė dalė pėr tė shėtitur nė njė vend si parajsė. Vendi ku sosėn ishte i shkretė dhe i boshatisur. Dyert e shtėpive dhe tė dyqaneve ishin tė hapura. Pronat tė braktisura dhe tė pambrojtura.

Duke parė kėtė situatė, njėri nga shokėt si tė ishte nė mall tė vet, mbush thasėt me ē'ti zinte dora.

Lakmia e tij nuk kishte tė sosur. Duke parė qė ai po sillej si i babėzitur me pasurinė e tjetėrkujt, shokut tė vet nuk iu durua dhe i tha:

-Ēfarė po bėn kėshtu, mos mor se do tė dėnohesh. Me paturpėsitė qė po bėn edhe mua dashje pa dashje mė pėrlyen. Ky mall e ky vend ka njė zot, megjithėse populli dhe fėmijėt janė larguar prej kėtej. Ndoshta ata janė detyruar tė shkojnė nė ushtri, apo tė punojnė angari.

Tani prona e tyre i ngelet shtetit nė mbrojtje. Mos kujto, vazhdon me ngulm shoku, se kėto prona tani nuk i mbikqyrė njeri. Dora dhe kontrolli i shtetit ėshtė i pranishėm edhe kėtu.

Pastaj ai vazhdon pėrsėri: “Mbreti nė ēdo vend ka nėpunėsit dhe korierėt e vet. Ēdo veprim i yti nuk ka mbetur pa rėnė nė sy, prandaj mė mirė dorėzohu vetė! Me kokėfortėsi, lakmitari e kundėrshtoi shokun e vet kėshtu:

“Kjo nuk ėshtė pasuri e shtetit, ėshtė pa zot. Ndoshta ėshtė pronė vakuf dhe kush tė dojė e si tė dojė e pėrdorė. Prandaj mos mė detyro tė tėrhiqem prej kėtyre gjėrave e sendeve tė ēmuara. Ato qė thua ti, unė nuk i shoh me sytė e mi. Po si pashė unė nuk i besoj”.

Ai vazhdoi gjatė me argumente fillozofike pėr ta bindur shokun e vet, pėr drejtėsinė e mendimeve tė tij. Pastaj filloi grindja.

Ja cilat paraqiste si argumente mendjelehti:

“Kush ėshtė mbreti nė kėtė vend? Unė nuk njoh kėtu asnjė mbret!”

Shoku i mirė dhe i urtė i thotė : “Njė fshat pa kryeplak nuk bėhet, as edhe njė gjilpėrė pa njė mjeshtėr nuk bėhet. Po nuk pati njė shkruajtės, njė shkronjė s'ka se si tė shkruhet. Ēdo send, ēdo gjė qė shikon dhe prek ka njė rregull. Si ka mundėsi qė Gjithėsia e tėrė kėtyre gjėrave tė ketė njė rregull kaq tė pėrsosur pa ekzistuar njė Zot. A nuk tė duket se kjo nuk ėshtė njė punė e lehtė sa ē'e mendon ti? Kjo pasuri e madhe duket se vjen me vagona (1) nga ana tjetėr e fshehtė. Nė tė ka plot gjėra tė vyera dhe tė shijshme. Ai zbrazet kėtu, shkon e vjen pėrsėri. A mundet tė kryhej kjo pa pasur njė Mbifuqi, pra njė Zot?! Vulėn e kujt kanė kėto shpallje e lajmėrime, kėto mallėra e pasuri? Sigurisht qė ka njė Zot.

(1) Ėzhtė fjala pėr vitin.

Nė ēdo anė tė fshatit e shikon se si valviten flamujt? Edhe kėto parrulla qė ti s'denjon t'i lexosh e t'i kuptosh,patjetėr dora e njė Zoti i ka vendosur. Ti nuk mundesh tė lexosh dot nė gjuhėn e Kur'anit, me shkronjat e fesė Islame. Mė keq akoma, ti nuk pyet as njerėzit e ditur pėr tė mėsuar t'i lexosh dhe t'i kuptosh. Literatura perėndimore (europiane) tė ka verbuar plotėsisht.

Ja mesazhi im i Madh, vazhdon shoku i mirė: “Vitet ndėrrohen dhe pranvera si njė vagon i stėrmadh vjen nga ana e pasme e depos sė ushqimeve. Ajo sjell ēdo gjė qė i duhet njeriut.”

I pabinduri tha kėto fjalė:

“Edhe Mbret po tė ketė, unė mora kaq pak nga pasuria e Tij e pallogaritshme, sa Ai nuk dėmtohet fare. Ai ka shumė thesare tė vyera. Mė the se kėtu tė burgosin, por unė nuk po shoh as burgje, as xhandarė”. Shoku i mirė ia kthen:

“O mik. Ky vend qė shikon pėr rreth, ėshtė galeri e ekspozimit tė arteve tė bukura antike. Ēdo gjė qė shikon ėshtė e pathemeltė dhe zona ku ndodhemi ėshtė njė bujtinė e pėrkohshme. Shiko! Kėtu njė grup njerėzish vjen dhe njė tjetėr shkon. Shkon dhe nuk kthehet mė kurrė. Gjithmonė mbushet dhe zbrazet, gjersa do tė vijė njė kohė, qė kėtė do ta ndėrrojnė me njė Botė tjetėr. Tė gjithė nė Atdheun e Pėrjetshėm do tė vendosemi, por ky Atdhe do tė jetė i ndryshėm pėr secilin grup. Sipas veprimeve qė ka bėrė nė jetė, ēdo njeri do tė pėrgjigjet pėrpara Gjykatėsit tė Madh”.

Kokėforti nguli kėmbė: “Nuk besoj se ky dhe tė bartet dhe tė shkatėrrohet”.

“Ti ngul kėmbė kot, ia kthen shoku i mirė, unė brenda “Dymbėdhjetė formave”, do mundohem tė tė bind ty se patjetėr njė gjykim i madh do tė bėhet. Ai do tė jetė njė vend i shpėrblimit dhe i nderimit,ose njė vend i dėnimit dhe i poshtėrimit. A e shikon se kjo botė ēdo ditė po zbrazet dhe shkretohet? Me siguri qė do tė vijė njė ditė kur ajo tė rrėnohet.”

FORMA E PARĖ : A ėshtė e mundur qė nė njė mbretėri, veēanėrisht nė njė mbretėri madhėshtore, kush iu bindet urdhėrave tė Mbretit, ai tė mos e shpėrblejė dhe kush kundėrshton, ai tė mos e ndėshkojė?! Gjersa kėtė ti s'po e shikon nė kėtė botė, do tė thotė se nė njė botė tjetėr, ky gjyq do tė bėhet patjetėr. Gjykimi do tė jetė i Madh!

FORMA E DYTĖ : Shiko kėtė rregullsi dhe vijueshmėri, tėrėsisht e kurdisur si nga njė dorė e padukshme. Tė varfėrin dhe tė drobiturin, duket sikur nga njė derė e padukshme, dikush i furnizon. I sėmuri po mjekohet dhe shpejt shėrohet. Shiko kėto ushqime tė shijshme, kėto enė tė ēmuara, kėto rroba tė bukura me lloj-lloj ngjyrash. Vėri re kėto gosti madhėshtore. Asgjė nuk ėshtė e kotė.

Pėrveē teje dhe njerėzve tė ēmendur si ti, tė tjerėt pėrulen pėrpara njė Zoti, duke pėrmbushur detyrimet e tyre. Askush nuk mund t'u shmanget kėtyre detyrimeve, as edhe Dielli qė ēan qiellin ēdo mėngjes me njė pėrulje tė pėrsosur.

Domethėnė: Zoti i kėsaj Mbretėrie ėshtė Fisnik dhe Mėshirues i Madh. ėshtė Bamirės i pashoq. Lartėsia dhe nderi i Mbretit do qė tė ruajė njerėzit e ndershėm nga sharlatanėt e paskrupullt, duke i dėnuar ata rėndė. Nė kėtė jetė tė pėlqyer, ndėshkimet asnjė nė njėmijė nuk po zbatohen. Nė kėtė jetė po bashkėjetojnė i ligu me ligėsitė e tij dhe fatėkeqi duke vuajtur.

Domethėnė:Do tė bėhet njė Gjykim i Madh.

FORMA E TRETĖ : Nė kėtė botė punėt dhe veprimet shkojnė pėr mrekulli tė madhe, sipas njė rregulli tė pėrsosur. Pėr tė ruajtur dhe mbrojtur kėtė Rregull duhet njė Mbret i Lartė.

Drejtėsia duhet pėr tė ruajtur popullin e thjeshtė nga dallaverexhinjtė e paskrupullt. Ajo ruan nderin e Mbretėrisė, por mjerisht nė kėtė botė, drejtėsia dhe rregulli nuk po zbatohen. Ashtu si ti miku im, shumica e vjedhėsve dhe e kriminelėve, po largohen nga kjo botė pa marrė dėnimin e merituar.

Domethėnė: Do tė bėhet njė Gjykim i Madh!

FORMA E KATĖRT: Tani shiko! Kjo ekspozitė, kėto arte tė mrekullueshme dhe tė ēmuara, kėto enė plot e pėrplot me ushqime tė shijshme, tė bėjnė tė kuptosh se Krijuesi i tyre ėshtė i Pasur i Madh dhe Mirėbėrės Bujar. Pra duhet tė jetė njė Fisnik i Madh me pasuri pėrrallore e tė pasosura, ku gostitjet e pėrjetshme nuk shterrojnė. Dhe duhet tė ketė njė vend ku asgjė nuk mungon. Kush e shijon atė lloj jete, ashtu,do tė vazhdojė deri nė fund, duke mos dashur tė vuajė hidhėrimin e ndarjes. Sepse siē ėshtė e shijshme kur mbaron hidhėrimi, ashtu edhe mbarimi i shijes ėshtė i hidhur.

Shikoji me vėmendje kėto ekspozime, shiko parrullat nė Pėrsosmėrinė e Tij. Ato shprehin bukurinė e Tij tė pashoqe. Bukuria e Tij ėshtė e paimagjinueshme dhe ēuditėrisht e veēantė! Pėrsosmėria e Tij e padukshme, pa asnjė tė metė, duket sikur thotė: Mashaall-llah mbi kokėn e gjithėsecilit, mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve tė dėshmuesve. Njė bukuri e patreguar do tė shfaqet dhe do tė shihet. Secili njeri i ndershėm, bukurinė e tij do ta shohė nė pasqyrė, ndėrsa mjeshtri, artin e tij do t'ua tregojė specialistėve pėr ta vlerėsuar.

Domethėnė: Njė bukuri nuk mjafton tė soditet pėrkohėsisht. Soditėsit duan tė jenė tė pavdekshėm dhe tė vazhdueshėm.Sipas mendimit tė tyre; me vdekjen e pėrjetshme, me ndjenjėn e humbjes totale, karakteri i njeriut prishet dhe njeriu mendon se pas vdekjes gjithēka e kėsaj bote humbet pėrgjithmonė. Ky mendim i bėn ata qė ta humbin karakterin, duke u kthyer ēdo miqėsi e tyre nė armiqėsi. Mospranimi dhe mosvlerėsimi i njė bote tjetėr tė pėrjetshme, i bėn ata armiq me tė dashurit e tyre. Sepse njeriu ėshtė armik i atyreve qė nuk i arrin dora dhe duhet tė mos harrojė se ky Han i bollshėm me plot mysafirė, ėshtė i pėrkohshėm dhe kalimtar. Prej kėsaj bukurie tė pashoqe, vetėm pėr njė ēast ngelesh i lumturuar dhe nuk e kupton nėn hijen e saj se ikėn ende pa u ngopur mirė.

Domethėnė: Do tė shkojmė nė vendin e soditjeve tė pashterrshme.

FORMA E PESTĖ. Shiko! Nė kėto punė tė kurdisura kaq mirė e bukur, ka dorė njė Zot Mėshirėplotė. Ai arrin qė secilit fatėkeq t'i japė ndihmė dhe secilin lypės ta ushqejė. Ai i pėrgjigjet ēdo pyetjeje. Pėr tė shėruar kėmbėn e njė deleje, ka pėrgatitur veterinierin dhe e dėrgon. Eja tani tė shkojmė atje tej, ku njė tubim i madh do tė mbahet nė atė ishull. Atje ėshtė mbledhur e gjithė kryepleqėsia e popullit. Njė i Dėrguar i Mbretit do tė mbajė njė fjalim. Ai do t'u lexojė atyre urdhėrin e Mbretit tė Gjithėmėshirshėm dhe nga Ai do tė kėrkojė diēka. Shiko se si brohoret populli dhe thotė: “Ne kėrkojmė nga Zoti qė tė pohojė dhe tė vėrtetojė ato qė po kėrkon i Dėrguari”.

Ti tani dėgjo se ē'po kėrkon ky i Dėrguar i oborrit Mbretėror. Ai thotė: O Mbizotėruesi ynė, Ti qė po na kėnaq me mirėsitė e Tua tė rralla pėr ato mirėsi qė na ke blatuar, tregona burimet e tyre! Mos na braktis nė kėto shkretėtira! Merrna pranė vetes dhe mėshirona! Me kėto ushqime qė shijojmė kėtu, atje ushqena! Mos na braktis dhe mos na shkatėrro me asgjėsim! Ne jemi robėrit e Tu tė nėnshtruar dhe vetėm Ty tė pėrulemi. Vetėm Ty tė falenderojmė dhe duam qė tė jemi nėn Hirin Tėnd tė Pėrjetshėm. Mos na braktis nė ndarjen e pėrhershme. Tė lutemi qė kėto kėrkesat tona t'i pranosh!”

Mėshira dhe Zemėrgjerėsia e Mbretit, dėshirėn e kėtyre krijesave tė thjeshta, po e dėgjon dhe po e vlerėson. Dėshira e popullit ėshtė edhe dėshira e tė Dėrguarit. Dėshira e Tij ka edhe Hirin e Zotit, sepse mėshira dhe besa ėshtė njėlloj e nevojshme. Plotėsimi i kėsaj detyre tė shenjtė pėr All-llahun nuk ėshtė fare e rėndė. Ai i krijoi kėto vende zbavitjeje dhe kėnaqėsie me lehtėsinė mė tė madhe, pėr t'iu treguar mysafirėve se ē'mund tė bėjė dėshira e Tij Hyjnore. Mysafirėt e panė me sytė e tyre, se nė katėr pesė ditė u bėnė shpenzime tė panumėrta e tė paimagjinueshme. Ėshtė Ai qė i krijoi dhe askush tjetėr. Pėr tė treguar bollekun e Tij tė pasosur, Ai krijoi njė vend ekspozimi. Mos dyshoni! Ai do tė tregojė gjėra shumė tė bukura e magjepsėse dhe shikuesit do tė ngelen tė mahnitur.

Domethėnė: Jemi nė vendin e njė prove dhe njerėzit duhet tė dinė se nuk janė si kafsha pa kopistėr, por ēdo lėvizje e tij regjistrohet. Duhet tė kuptojmė se na pret njė jetė e Pafundme me pasuri, ashtu siē i dėshirojmė, por do tė jenė tė pranishme edhe burgje tė hidhur.

FORMA E GJASHTĖ. Shiko kėto trena madhėshtorė, aviona, armatime, grupime, parrulla dhe zbatimin e tyre me rregullsi. Kėto tėrėsisht tregojnė se pas njė perdeje, do tė shtrihet njė Mbretėri Madhėshtore.(2) Kjo Mbretėri e do popullin tė mbėshtetur nga vetja e Saj. Sofra e miqve ēdo ditė mbushet dhe zbrazet. Populli pėr tė dhėnė provimin ėshtė grumbulluar nė sheshin e veprimeve. Ky shesh ēdo orė ndryshon. Populli kėtu vjen pėr pak minuta. Ai vėshtron dhuratat e ēmuara dhe sendet me vlerė, tė krijuara nga Mjeshtri i vet. Ato pėr kėtė arsye janė ekspozuar kėtu, nė kėtė ekspozitė tė madhe popullore. Ky vend shndėrrohet ēdo minutė, dhe ēdo ditė. Populli ēdo gjė e shikon vetėm pėr pak minuta dhe kėnaqet. Ai qė largohet prej kėtij vendi tė vizitave, pas kėtij sheshi dhe kėtyre pamjeve, nė njė vend tjetėr, ku e presin vilat e pėrjetshme dhe luksoze. Kėto shembuj tregojnė se sigurisht pas kėsaj jete tė pėrkohshme, ka tė tjera vreshta tė begata dhe hambarė tė pasosur.

Domethėnė: Ky mundim qė pėrjetojmė tani duke punuar dhe vuajtur, shpėrblimin do ta marrim atje, nė vendin e Amshimit, nga vetė Ai, Zoti i Madh dhe i Plotfuqishėm. Shpėrblimi i atjeshėm do tė bėhet sipas mundimeve tė kėsaj jete qė po jetojmė sot.

FORMA E SHTATĖ. Eja tė shohim nė kėta popuj tė kulturuar, se ēfarė ka dhe nuk ka. Shiko gjithandej, nė ēdo qoshe janė vendosur aparate qė fotografojnė. Diku diēka shkruhet dhe ēdo gjė regjistrohet, nga punėt mė tė vėshtira deri

tek ato mė tė thjeshtat. (3)

Domethėnė: Ai, Zoti ka urdhėruar qė nė Atdheun e Tij ēdo gjė tė rregjistrohet.

Kjo do tė thotė se ēdo gjė qė ndodh, regjistrohet dhe fotografohet. Ato mbrohen me kujdes sepse punėt mė tė vogla, veprimet mė tė thjeshta tė krijesave tė Tija, Sundimtari i mbron dhe nuk i harron.

A ėshtė e mundur qė Ky Sundimtar HAFIZ (Ruajtės) i ēdo gjėje, punėt e njerėzve tė lartė dhe tė ndershėm, tė mos i ruajė, tė mos i mbrojė, tė mos i llogarisė dhe tė mos i shpėrblejė? Apo fajet dhe paturpėsitė tė mos i dėnojė? Lartėsia e Ngadhėnjimtarit, kėto tė kėqija qė bėjnė njerėzit me pozita tė larta, nuk i duron. Ne po e shohim se nė kėtė botė po vdesin pa marrė fare dėnim.

Domethėnė: Ėshtė lėnė pėr njė Gjykim tė Madh.

FORMA E TETĖ. Tani eja tė lexojmė mesazhin e Tij! All-llahu i Madhėrishėm po premton dhe po tremb. Ai thotė: “Nga ky vend po ju marr pėr t'iu dėrguar nė Mbretėrinė Time. Kush i ėshtė nėnshtruar urdhėrave tė mia, atė do ta kėnaq, kundėrshtarėt do t'i burgos dhe vendin e pėrkohshėm do ta shkatėrroj! Me vila tė bukura dhe burgje tė tmerrshėm, njė Atdhe tjetėr do tė ndėrtoj. Besoni se All-llahu xh.sh., ėshtė i zoti ta bėjė kėtė gjė. Pėr Tė ėshtė e lehtė t'i bėjė ato vepra qė ka bėrė edhe mė parė. Jeta e amshueshme pėr popullin e Tij, ėshtė e rėndėsishme. Premtimet nuk i mohon, sepse kjo gjė nuk pajtohet me zotėsinė dhe dinjitetin e Tij.

Shiko o i pabindur! Ti po gėnjehesh me atė imagjinatėn tėnde tė sėmurė dhe dhe po mashtrohesh. Mendja jote e shkapėrdisur nga pasioni tradhėtar, nuk mund tė veprojė pa pasur njė arsyetim mohues. A nuk e di ti se mohimi i premtimeve nuk pajtohet me nderin e Tij? Tėrė veprat e Tija dhe drejtėsia e Tij ėshtė e vėrtetuar dhe e dėshmuar. Kjo ėshtė njė e vėrtetė qė duket qartė, prandaj ti meriton dėnime tė mėdha. Veprimet e tua ngjajnė me ato tė udhėtarit qė i mbulon sytė nga drita e diellit dhe nė errėsirėn e krijuar, imagjinata e tij kėrkon tė ndriēohet, si nėn dritėn e fenerit, gjatė rrugės ku ecėn me trishtim. Meqė Ai, Zoti i Madhėrishėm, premton dhe krijon me lehtėsi, beso pėr krijimin e jetės sė amshuar, se nė Mbretėrinė e Tij ėshtė shumė e nevojshme.

Domethėnė: Njė Gjykim i Madh dhe njė Kėnaqėsi e Madhe na pret.

FORMA E NĖNTĖ. Tani vėreji krerėt e bashkive tė rretheve (4). Nė zyrėn e secilit ka telefon. Me kėtė telefon ai bisedon me vetė Sundimtarin. Disa prej krerėve tė bashkive kanė dalur pėrpara Sunduesit. Tė gjithė lajmėrojnė se Ai ka caktuar njė shesh tė madh ku do tė mblidhen. Ai ata qė do t'i pėrulen dhe nderojnė, do t'i shpėrblejė. Ata qė nuk binden, do t'i poshtėrojė dhe do t'i dėnojė. Ai premton shumė, por edhe gjykon shumė rreptė. Lartėsia e Tij kurrė nuk i mohon premtimet e veta. Mohimi ėshtė njė denigrim dhe poshtėrsi. Veprimet konkrete, pasqyrimi madhėshtor i kėtij mbretėrimi, janė mesazhe tė qarta se atje na pret njė Atdhe tjetėr. Kėto banesa nė kėtė vend tė provės, janė tė pėrkohshme. Nė jetėn tjetėr kėto do tė ndėrrohen me vila luksoze, qė ėshtė i zoti t'i ndėrtojė vetėm Ai, Sunduesi Madhėshtor, Krijuesi dhe Poseduesi i tyre. Kjo Mbretėri Madhėshtore, nė kėtė vend tė provės sė Madhe, kalimtare dhe e pėrkohshme, me ndryshime tė vazhdueshme, nuk mund tė vendoset apo stabilizohet.

Domethėnė: Kjo mund tė ndodhė vetėm nė njė vend me qėndrueshmėri tė madhe, nė njė Atdhe tjetėr ku patjetėr do tė shkohet njė ditė.

 

 

 Next>>