NJË BISEDË ME GRUPIN E GRAVE

"14_11032010233838.jpg"

Kjo është një bisedë me grupin e grave be-simtare, që janë motrat tona shpirtërore të jetës së mbrapme.

Në disa vende ndaj librave të Risale-i Nurit, ndihet një respekt dhe sinqeritet i madh nga ana e grave. Për arsye se e kanë pëlqyer Risale-i Nurin, ato duan të më respektojnë jashtë mase. Gjithashtu kur erdha në medresenë e qytetit të Ispartës, mora vesh se këto motra fisnike, dëshironin të merrnin këshilla nga unë në atë formë që u jepen mysli¬manëve nëpër xhami. Ato shpresonin shumë për këtë veprim të mëshirshëm. Ato nuk kanë dijeni se unë jam shumë i sëmurë në katër pesë drejtime. Jam i shpërqendruar përderisa nuk kam fuqi të flas. Sonte vura re se ashtu si para pesëmbëdhjetë vje¬tësh me kërkesën e rinisë shkrova librin “Prijësi i Rinisë”, i cili është shumë i dobishëm tek të rinjtë, po kështu edhe ky grup grash, në këtë kohë të vështirë, ka shumë nevojë për një prijës të tillë. Përballë dëshirës së tyre mbeta në mëdyshje, për shkak të gjendjes time jo të mirë, sepse isha i dobët dhe i pafuqishëm. Megjithatë, në mënyrë të përm¬bledhur brenda tri pikave, për këto motra fisnike të shpirtit, do të rradhis ato më kryesoret:

Pika e parë: Themeli më i rëndësishëm i Ri-sa¬le-i Nurit është “Mëshira” dhe ky grup grash, janë heroina të mëshirës, sepse ato shpirtërisht kanë kontakt më shumë me Risale-i Nurin. Unë falen¬deroj Zotin xh.sh. në këtë rast, se kjo lidhje ka dalur në shesh në shumë vende. Mëshira e tyre është edhe një ndjenjë shumë e madhe, që nuk pret fare shpërblim. Në këtë kohë kjo mëshirë vlen jashtëzakonisht shumë.

P. sh. një nënë për të shpëtuar fëmijën e saj, pa shpresuar fare për shpërblim, sakrifikon jetën. Me një sakrificë të vërtetë dhe sublime, ajo vetëflijohet dhe bëhet “kurban” për fëmijët e saj. Kjo tregon se gratë janë heroina të mëdha. Po të lulëzojë kjo cilësi e tyre, atëhere ato do të shpëtojnë në të dy jetët. Por pengesat e rrymave të ndryshme dhe të këqija, nuk e lënë që të lulëzojë këtë “cilësi” të bukur dhe i shtyjnë drejtë abuzimeve. Nga qindra shembuj, do të parashtrojmë atë më të thjeshtin:

Një nënë fisnike, fëmijët e vet i edukon vetëm të shpëtojnë nga rreziqet e kësaj jete dhe i merr parasysh të gjitha vështirësitë, vetëm e vetëm që t’i garantojë fëmijës jetën e përkohshme. Që t’i bëhet djali oficer, të gjithë mallin e shpenzon dhe e heq nga medreseja e “hafizëve”, për ta dërguar në Eu¬ropë. Mjerisht ajo nuk e kupton se e ka hedhur në prehrin e rreziqeve të përjetshme, duke e shpëtuar nga burgu i përkohshëm. Ti e di mirë se jeta është e shkurtër. Punët e vlefshme janë të shumta. Në qoftë se ti e hulumton kokën tënde, gjen shumë dituri të padobishme, si trungjet e drurëve të prera dhe të pashpirt. Se unë kam hulumtuar dhe i kam gjetë ato. Tani dituria shkencore dhe filozofike që ke në tru, duhet t’iu lërë vendin bindjeve, që duke iu lutur Zotit xh.sh., të gjitha sa dini, dijet e tua të kthehen dhe të bëhen të dobishme dhe të ndritra. Ajo nuk mendon se djalin e ka futur në ferrin (xhe¬hen¬nemin) e përjetshëm. E gjora nuk po e kupton se po vihet kundër mëshirës, që ka lindur që me krijimin e saj. Duke qenë e drejta e saj të bëhet pje¬sëtare e sevapeve të të birit, e humbë atë, po qe se nëna nuk ia jep arsimin e duhur fetar atij, duke u kthyer më vonë ky fëmijë në një paditës të saj. Për këto ndërhyrje anormale fëmija do të kërkojë të marrë hakun ndaj së ëmës, sepse vet ajo nuk e ka edukuar që t’i përulet ligjeve të Krijuesit të vet duke e qortuar. Ai do t’i bërtasë me të drejtë nënës, duke i thënë: “Vet e ke fajin, pse nuk më ke for¬cuar besimin, por më zhyte në këto rreziqe?” Kësh¬tu ai vazhdimisht do të ankohet, ngaqë nuk e ka marrë edukatën e duhur të fesë Islame. Në këtë jetë nuk do të mundet t’i kushtojë vëmendje më¬shirës së nënës dhe ndoshta do të bëjë shumë ga¬bime ndaj saj. Në qoftë se nëna nuk e shpërdoron mëshirën që ka ndaj djalit të saj për ta shpëtuar nga burgu i përjetshëm i ferrit, dhe nga vdekja e përjetshme që është rruga e mosbesimit dhe e mëkateve, atëhere nëna bëhet pjesëtare e të gjitha sevapeve të të birit. Edhe në qoftë se ajo vdes, në fletoren e veprim¬tarisë së saj, i rregjistrohen seva¬pet që ka bërë djali i saj, gjë që ia shndrit shpirtin. Ky djalë në jetën e ahiretit nuk do të bëhet paditësi i saj, por ndoshta si një djalë fisnik, me gjithë shpirt do të bëhet një strehues i nënës. Mësuesi i parë i fëmijëve, eduka¬tori më ndikues dhe më i përshtatshëm, është nëna e tij. Në lidhje me këtë temë, unë po ju tregoj (këshillat e nënës) në jetën time, gjë që e kujtoj vazhdimisht. Deri në moshën tetëdhjetë vjeçare të jetës time, unë kam marrë mësime nga më shumë se tetëdhjetëmijë persona të ndryshëm. U betohem se asnjëri nuk më ka ndikuar ashtu si mësimet dhe këshillat e nënës time. Ato kanë qenë themeloret, që Zoti e ndjeftë dhe e shpërbleftë me të gjitha të mirat. Këto këshilla më kanë pëshpëritur vazhdi¬misht në veshin tim dhe kanë lulëzuar si ato farërat e kultivuara. Unë men¬doj se vetëm mësimet e tjera, nuk mund të japin frutin e duhur. Tani do të mun¬deni ta kuptoni se në moshën një vjeçare, ato më¬sime që më ka dhënë nëna, kanë lënë akoma gjur¬më në shpirtin tim edhe tani që jam mbi tetëdhjetë vjeç. Ato po vazhdojnë të japin akoma frutet dhe prodhimin e merituar. Kështu: Prej katër themeleve tona, më i rëndë¬sishmi është “Mëshira”. Dhemb¬shuria në veprat e Risale-i Nurit ka zënë shkallën më të lartë. Unë u binda se në këtë libër, shumë qartë po parashtroj këshilla praktike nga nëna ime.

Pra në qoftë se nënat nuk e shpërdorojnë mëshi¬rën me sinqeritetin që u ka hije, me siguri nuk du¬het të bëjnë abuzime me fëmijën e tyre, për t’ua prishur jetën e përjetshme, që ajo jetë për ta është në vlerën e një arke të mbushur plot e përplot me diamante. Duke ia kthyer vëmendjen djalit, vetëm nga kjo botë e përkohshme e cila ndaj asaj tjetrës është si thërmijë qelqi, atëhere do të ishte një abuzim i mëshirës së saj, që ia ka dhuruar Krijuesi për fëmijën e pamëkat.

Po të japim pulën si shembull që është një shpend i pafuqishëm, tek ajo shumë qartë mund të shohim se si nëna e sakrifikon shpirtin, për të shpë¬tuar zogun e saj nga kthetrat e luanit. Pra pa pritur fare shpërblimin, dobinë apo dashurinë e dikujt, ajo e sakrifikon jetën në mbrojtje të fëmijës së saj. Tani puna më e vlefshme e ahiretit dhe cilësia më e mirë e arsimit fetar, shfaqet tek sakrifica, që merr pjesë heroikisht tek cilësia e nënës. Po qe se më¬shira dhe sakrifica do të mund të shfaqet tek grupi i nënave fisnike, atëhere në gjirin e myslima¬nëve do të jetë një shkak real, për përjetimin e lumturisë së vërtetë. Heroizmi i baballarëve nuk kryhet pa pasur shpresë për ndonjë shpërblim, në mos tjetër ata presin interesim dhe respekt. Mjerisht grupi i grave të pafata, për t’i shpëtuar mizorisë dhe sundimit të burrave, për të cilat shkaku është dobësia dhe paaf¬tësia, ato tregohen hipokrite në një farë mënyre.

Pika e dytë: Këtë vit duke qenë i vetmuar dhe i shmangur nga jeta shoqërore, për respekt të disa vëllezërve dhe motrave të shpirtit, e solla fytyrën nga ata. Nga shumë miq që takoheshin me mua, dëgjova ankesa për jetën familjare dhe thashë: “Ah medet! Me të vërtetë të ketë arritur puna deri këtu? Edhe pikëmbështetja e njerëzve, familja, u prish!”

Ajo, familja është vendmbrojtja e secilit njeri, veçanërisht jeta familjare e myslimanëve është si një lloj parajse e vogël. Duke analizuar shkakun e këtij problemi, mora vesh se për t’i shfrenuar veset e rinisë, për t’i dhënë dëme fesë islame dhe për të prishur jetën shoqërore të myslimanëve, dy grupe tradhtarësh ditë e natë po punonin, një lloj edhe me grupin e femrave të pakujdesshme. Akoma më ash¬për, dy grupe të tjera nën perde mundohen t’i shfrenojnë, t’i hedhin në vende të gabueshme. Kështu u binda se lakuriqësia e grave të patur¬pshme dhe të shfrenuara do t’i godasë besimtarët keqazi. O motrat e mia dhe ju o bijtë e mi, dëgjo¬jeni mirë këshillën që do të parashtroj më poshtë. Ajo iu shërben për të fituar jetën tjetër dhe këna¬qësitë e kësaj jete. Mund të ruhen edhe cilësi të tjera brilante vetëm e vetëm atëhere kur të keni marrur edukatën e përshtatshme të fesë islame. Edhe vetë e keni dëgjuar se si u vajti halli grave në Rusi.

Në një tregim të Risale-i Nurit është thënë se: Një burrë i mençur nuk duhet t’i sakrifikojë ndjenjat dhe dëshirat tek gruaja e tij vetëm për kënaqësinë e dhjetë vjetëve të kësaj bote. Me saktësi, ta dini se hijeshija më e bukur e grave është në moralin e tyre të brendshëm dhe tek mëshira e tyre e veçantë. Këto cilësi të bukura do të vazhdojnë deri në përjetësi. Mundohuni t’i fre¬noni dëshirat tuaja, të respektohen cilësitë e vyera të grave tuaja të lejuara, në mënyrë që ato të gjejnë mbështetje edhe në moshën e pleqërisë. Për besim¬tarët shoqëria me to nuk është vetëm për një jetë të shkurtër të kësaj bote, por ndoshta edhe për jetën e përjetshme, ku do të ketë një shoqëri përrallore. Është kjo arsyeja që në moshën e pleqërisë ia shton dashurinë, respektin dhe nderimin ndaj njëri-tjetrit.

Tani nën maskën e kulturës dhe të qytetërimit të sotëm, pas një dashurie si kafshët, çiftet po ndahen përjetësisht, duke u përballuar me një shkatërrim total të jetës familjare.

Përsëri po e theksoj ashtu siç e kam thënë edhe në një vend tjetër në Risale: Është fatbardhë ai burrë që për të mos humbur bashkëshorten e vet në jetën e përjetshme e ndjek gruan që është mirë me punët e ahiretit, sipas parimeve të fesë Islame, duke u bërë në këtë mënyrë edhe vetë një mysliman i mirë. Po kështu është fatbardhë edhe ajo grua, që ka pasur fatin të martohet me një burrë që përjeton fenë islame dhe përpiqet për të mos e humbur kënaqësinë e jetës së për¬jetshme. Ajo duke ndjekur burrin e vet, kthehet në një myslimane të mirë, që brenda kënaqësive të kësaj jete, e fiton edhe parajsën e lumtur.

Sa fatzi është ai burrë që imiton gruan e vet në rrugën e mëkateve dhe nuk mundohet fare ta pengojë atë, duke e nxirë jetën akoma më shu¬më. Po ashtu edhe kjo grua vetë është po aq fatzezë, që është martuar me një burrë të tillë, që stimulon ligësitë e rrugës së mëkateve, duke i parë këto veprime në një formë tjetër, ajo e kopjon atë. Mjerë ato çifte që së bashku me njëri-tjetrin bashkëpunojnë për të hyrë në the¬llë¬sinë e zjarrit, duke u shtyrë drejt qytetërimit të shfrenuar.

Këto tregime të Risale-i Nurit kanë këtë kup-tim: Lumturia e jetës familjare dhe kënaqësia e kë¬saj jete dhe asaj tjetrës, është kur shfaqen cilësitë e vlefshme të grave. Kjo realizohet vetëm e vetëm kur mbështetemi tek përjetimi i fesë Islame, që buron nga Kur’ani i Famshëm. Kyçi kryesor i jetës familjare është që kur gruaja e sheh burrin e vet në ndonjë vend të pahijshëm edhe vetë duke bërë pabesi, abuzon detyrën e vet në inat e sipër, si ajo ushtria që nuk u bindet urdhërave. Kështu ndërtesa e kësaj familjeje shkatërrohet që nga themelet. Në këto raste, duhet që gruaja të tregohet e kujdes-shme, ta frenojë burrin e vet duke e përmirë-suar atë, në mënyrë që ta shpëtojë nga rruga e mëkateve ku ka rënë, që t’i garantojë jetën e përjetshme dhe lumturinë. Përkundrazi, po qe se gjërat kërkon t’i zgjidhë me inat dhe e de¬maskon duke bërë të njëjtin gabim, duke shkuar me burrat e huaj, atëhere më shumë se askujt ajo i bën dëm vetvetes. Dihet se kush e shkel besnikërinë edhe në këtë jetë merr dëni¬min e merituar. Sepse gruaja në krijimin e saj e ka si një ligj frikësimin ndaj syrit të huaj, stepet dhe tërhiqet ndaj burrave të huaj. Burri është ndryshe. Ai ndaj vështrimit të grave të huaja nuk frikësohet dhe nuk tërhiqet. Gruaja, nga pamja e njëzet burrave të huaj vetëm ndaj dy vetëve mund të mos ngushtohet, kurse burri nga pamja e njëqind grave vetëm njërës mund t’i ngushtohet. Në këtë drejtim gruaja stepet dhe torturohet edhe pse e quan të pabesë të shoqin. Kjo dobësi e grave buron nga fakti se ato nuk janë në gjendje ta ruajnë din¬jitetin e tyre.

Shkurt: Gratë heroike me shpirt të madh, në pikëpamje të sakrificës dhe mëshirës fisnike, i tejkalojnë burrat e tyre. Po kështu gratë nuk mund të arrijnë kurrë gjer në ligësinë e burrave të tyre, pra me trupin e tyre të imtë dhe të pafuqishëm, ato duhet t’i ruhen sulmit të burrave të huaj, prandaj e ndjejnë veten të frikësuara dhe për këtë arsye janë futur nën mbulesë. Sepse një burrë për kënaqësinë tetëminutëshe, është gati të bëjë dhunë, që në këtë jetë i kushton vetëm tetë lira. Për shkak të këtyre tetë minuta qejfi dhe kënaqësie, atij i duhet të pra¬nojë humbjen e këtij xhesti por gruaja për tetë mi¬nuta qejf, edhe në këtë jetë ngarkohet me një barrë prej tetë muajsh dhe me tetë vjet për të ushqyer dhe edukuar fëmijën ilegal. Me këto ilustrime kuptohet më mirë se kënaqësia e një gruaje të pamoralshme mbetet njëqind shkallë nën atë të burrit.

Këto raste të shpeshta tregojnë se, karvani i grave fisnike dhe aftësia e tyre për të plotësuar kënaqësitë dhe dëshirat e veseve është afër shkallës zero. Krijuesi në qenien e tyre ka ven¬dosur një veti dhe aftësi nga ku buron morali i pastër. Domethënë, ato janë një lloj krijese që në jetën familjare mund të zbatojnë moralin e fesë Islame (sepse ato janë jo vetëm gjysma e racës njerëzore, por vetë nëna e llojit njerëzor). All-llahu i Madhëruar i mbroftë këto motra nga dhuna e katilëve!

O motrat e mia, këto fjalë po iua them si një sekret: Është shumë më mirë për ju të jeni të kursyera dhe nikoqire të mira, ashtu siç edhe jeni krijuar që kur keni lindur. Gjithashtu më mirë edhe të punoni si ato gratë e fshatit për të nxjerrë bukën e gojës, se sa të hyni nën sun¬dimin e një burri mizor, që e ka bërë si moto të jetës së vet, jetën e paturpshme ashtu si të pa¬fetë e Europës. Mos u nënshtroni dhe mos u paj¬toni me këta bandillë të rrezikshëm. Po qe se iu ka rënë fati të jeni martuar me një burrë të pamoralshëm, që nuk pajtohet me sjelljet tuaja të mira, mos u mundoni të ndaheni prej tij, por vazhdoni me sjellje të hijshme dhe me durim. Inshaall-llah këto veti tuajat, do ta sjellin bash¬këshortin tuaj në rrugë të mbarë. Përkundrazi po të ndaheni, do ta sorollasni veten tuaj në dyert e gjyqeve, gjë që nuk të pajton kurrë me moralin dhe normat e islamit.

Pika e tretë: Të nderuarat motrat e mia, duhet të jeni të bindura se siç është argumentuar edhe në veprat e Risale-i Nurit, në qindra argumente është theksuar se qejfet dhe kënaqësitë e pale¬ju¬ara, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse tejkalojnë vësh¬tirësitë dhe hidhërimet. Duke e lexuar vetë këtë libër, do të bindeni më mirë.

Tani në mënyrë të përmbledhur do t’iu jap disa këshilla që me “Fjalët e Vogla”, në “Fjalën e Gjashtë” e “të shtatë” dhe me “Prijësin e Rinisë”, udhëzimet e këtyre do t’iu mjaftojnë në vendin tim. Duhet të bindeni se qejfet dhe kënaqësitë e ha¬llallit, janë të mjaftueshme për njeriun. Në shtë¬pitë tuaja bisedoni me fëmijën e pamëkatshëm dhe do të jeni njëqind herë më e kënaqur, se sa të shkoni e të shikoni një film të pahijshëm.

Numrët kliko dhe vazhdo: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 >>>