MOTRA IME FISNIKE

Motra ime, vajza e nënës fisnike,
Ruaje nderin, e bëhu besnike.

Mbroje moralin, si vajzë fetare,
Se femra pa të nuk vlen fare.

Vajza është caktuar për burrin e vet,
Duhet të mbrohet si letër sekret.

Kujtoje mirë atë punën që po bën,
Duhet ta mendosh se ajo ku të çon.

Vishu e mbathu si vajzë fetare,
Edhe nëpër rrugë bëhu këshilltare.

Gjendja shprehjet i argumenton,
Se vetëm fjala fare nuk ndikon.

Duhet të adhurosh Krijuesin tënd,
Se Ai të ka krijuar nga asnjë send.

O motra ime bëhu shembullore,
Kurrë mos u përul si shërbëtore.

Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
Me mbulesën e tyre Ai i ka përsosur.

Ai shumë më mirë i di nevojat e saj,
E mbuloi që të mos mbesë vajza ndër faj.

Zbulimi i femrave në kohën e tashme,
Është një armë e tradhtarëve të jashtëm.

Nën maskën e kulturës, me femrën abuzojnë,
Me femrat tona keq po na shkatërrojnë.

Për stërgjyshërit tuaj lexoni historinë,
Çfarë ka qenë morali për shqiptarinë.

Armiqtë ta hoqën formën që ke pasur
Ke marrë pa zgjedhur atë që ke hasur.

Duke pasur fatin ta fitosh xhennetin,
Ata të bënë një dru për xhehennemin.

O motër fisnike, ke shans sa je gjallë,
Pas vdekjes, a mos ke shans ti vallë?

O vajza besimtare e nënës fisnike,
Mbroje fenë tënde dhe bëhu besnike.