KUSH ËSHTË KY BEDIUZZAMAN-i?

Personaliteti që quhet Said Nursi Bediuzzaman,
Fare pa dyshim se ai është “Mehdi-i ahër zaman”.

Mbanë edhe titullin që ka thënë Profeti alejhisselam,
Çdo shekull, Zoti njërin e çon si reformator për islam.

Që t’ia mbyllin gojën, afetarët e thirën në kryeqytet,
Që të mos u kundërshtojë revolucioneve që bëhen në shtet.

Të tjerë deputetet duke marrur tridhjetë lira rrogë,
Atij i dhanë tre qind, që të bëhet me afetarët shokë.

Në krahinat e lindjes bëhu predikues i përgjithshëm,
Njësoj edhe antarë i kuvendit në Bashksinë Islame.

Edhe një vilë në vendin më të bukur të Ankarasë,
Nuk i pranoi gjithë këto mirësi të më të lartës klasë.

Ai nuk pranoi që t’a kundërshtojë fenë, tërë i refuzoi,
Tha: “me shkrimet e mia naturalizmin do të kundërshtoj.”

Pastaj afetarët atë e dënuan me burgje e internime,
Njëzete e tetë vjet e torturuan ashpër me shqetësime

Përmbi një mijë herë në gjyq fitoi pafajësinë,
Megjithatë, mizorët autorit nuk ia dhanë lirinë.

Ai duke vuajtur ato vështirësi të ashpra e dënimet,
Në ato vende, shkroi libra, parashtroi mendimet.

Se njeriu nuk është vetëm një figurë materiale,
Që të ikë pa u kënaqur fare, me brenga dhe me halle.

Pastaj që të mos ringjallet e të mos japë llogari,
Jetën a ka mundur ta vlerësojë, a ka kaluar si në angari?

Kurse vdekja për jetën e pafundme është një derë kalimi,
Nuk është si thonë mosbesimtarët: vend mbarimi.

Autori duke vuajtur “burgjet e vetmisë” së vështira,
Në ato vende të këqija shkroi katërmbëdhjetë libra.

Gjashtëmijë faqe, librat e tij, vëllimet Risale-i Nur,
I shkrujti në ato vende të liga duke qëndruar si burrë.

Ai shpirtërisht, duke e ndierë suksesin në ardhmëri,
Vazhdoi shërbimin duke duruar si ndonjë djalë i ri.

Librat e tij Risale-i Nur i habitën të gjithë shkencëtarët,
Ato libra nuk janë përkthime si disa të mëparshmet.

Risale-i Nur-i ka buruar nga Kur’ani i famshëm,
Dhe nga hadithet e Pejgamberit të paluhatshëm.

Libra që argumentojnë fenë islame shkencërisht,
Duke vërtetuar besimin me drejtpeshimin pozitivisht.

Autori, tek mësuesi, vazhdoi vetëm tre muaj studimin,
Pastaj vetë ka mundur të vazhdojë kuptimin e hetimin.

Dhe ka arritur t’i ngadhënjejë zemrat e profesorëve,
Librat janë argument i fortë në dorën e lexuesve.

Vërtetohet se për besim është myftiu i kohës së fundit,
InshaAll-llah atje do ta marrë shpërblimin e mundit.

Librat e tij qarkullojnë në mbi pesëdhjetë gjuhë në botë,
Disa fanatikë përpiqen që t’i pengojnë, por e kanë të kotë.

Ato qarkullohen duke mbartur titullin Risale-i Nur,
Vetëm këto janë në botë që ateizmin e kanë varrosur.

Përveç pejgamberëve të Zotit dhe shokëve të Pejgamberit,
Të tjerët nuk kanë mundur t’i dinë të gjitha shkencat.

Ka njohur biologjinë, kiminë dhe të gjithë shkencat ekzakte,
Bile ka dhënë provimin, jo të mbetet vetëm me lavde.

Në murin e hanit shkroi: Për çdo pyetje përgjigjemi,
Që ta japim xhevapin e secilës shkencë, ne gati jemi.

Nëpër simpoziume të ndryshme shkollarët atë e pranojnë,
Tani, përmbi dy mijë profesorë të botës, atë e lavdërojnë.

Në këtë kohë duhet ta vërtetosh çështjen me argumente,
Sot që sundon shkenca, s’kanë vlerë imitimet dhe mitet.

Autori ka lindur mes kurdëve në lindjen e Turqisë,
Por është stërnipi i Resulullahit, shpallësit të Islamisë.