Ja pra! Që të shpëtoni nga injoranca vlerësojeni kohën duke i lexuar librat që me argumente që ta forcojnë besimin, duke gjetur ndonjë libër të Risale-i Nurit (Mesazhet e Dritës) që i kam përkthyer duke hasur vështirësisë vetëm që të bëjnë dobi vëllezërit shqiptarë siç bëjnë dobi popujt mbi dyzet gjuhëve të ndryshme. Mbrapa përqafohu fort me vëllezërit muslimanë shqiptarë. Nuk është burrëri t’i bësh mirë vetëm atyre që të bëjnë mirë ty, por është hero ai që bën mirë edhe atyre që atij i bëjnë keq. Duhet t’ia falim gabimin e vëllezërve, se ata nuk kanë mundur që të marrin edukimin dhe arsimin e duhur, se Krijuesi i gjithësisë përveç njeriut të gjithë krijesat i ka edukuar, atë e ka lënë ta edukojë nëna, babai apo shkollat e shtetit. Pra tek njeriu për të përmirësohet po qe se nga syri apo nga veshi nuk hyn dituria e nevojshme ai bie nën nivelin e kafshës. Siç e sheh edhe vetë, sot shkollat, njeriut i japin vetëm dituritë fizike, ndërsa në ballin e as një libër që studjojm shkencat fizike nuk shruan Bismil-lah, sepse shkrimtarët e tyre ato i konsiderojnë pa zot, kurse siç thashë edhe më parë njeriu nuk është përbërë vetëm nga elemente materiale që ajo nuk është e mundur . Njeriu për secilën vepër që po bën duhet të mendoje realitetin, duhet të llogarisë mirë ato a elementet u mbludhën e krijuan, a rastësia, a natyra budallë e verbër e shurdhë apo të gjithë shkencat e fizike kemisë e biologjisë janë krijuar nga ana e një Mjeshtri i Gjithëdijëshem dhe i Fuqiplotës, sipas kësaj vendimi duhet të veprojë. Së pari ka nevojë të bëhemi të sinqertë ndaj All-llahu (xh.sh.) dhe dashamirës e sakrifikues ndaj vëllezërve tanë, që të fitojmë kënaqësinë e Zotit dhe zemrën e shumicës dhe në këtë rrugë duhet të sakrifikojmë kohën, pushimin, paratë që i duam aq shumë. Vetëm në këtë mënyrë mund të fitojmë kënaqësinë e All-llahut (xh.sh.) që për ne është shumë e rëndësishme dhe në vlerën e diamantëve për këtë jetë edhe për jetën tjetër. Se ateisti kurrë nuk do tjetërkënd, bile edhe vëllain e tij e do vetëm për interes materal atij kur i soset interesi i soset edhe dashamirësia për të. Kurse tek muslimani ajo, dashuria për të tjerët dallohet shumë qartë.
Këtë do ta përfundojë me fjalët e bukura të Bediuzzamanit: “Meqë kjo botë është e përkohshme, meqë jeta është e shkurtër, meqë punët e vlefshme janë të shumta, meqë jeta e përjetshme këtu do të fitohet, meqë kjo botë nuk është pa zot, meqë në këtë bujtinën e vizitorëve sundon një Bujar i Gjithëdijshëm, meqë as punët e mira nuk do të mbesin pa shpërblim dhe as ato të këqijat pa dënim, meqë nuk jemi të obliguar me atë që s’mund ta bëjmë, meqë rruga e mirë parapëlqehet ndaj asaj të keqes dhe meqë miqtë dhe pozitat e kësaj bote vlejnë vetëm deri tek dera e varrit. Atëherë, padyshim është fatbardhë ai që, botën e përhershme nuk e harron për atë të përkohshmen, duke ditur se këtu ka ardhur si një mysafir, të jetojë duke mos i kundërshtuar zotit të bujtinës ku qëndron dhe të jetoje duke mos shpenzuar moshën në vende boshe. Në këtë mënyrë, me rehati mund të hyjë në varr që të gëzojë lumturinë e përjetshme”.

Vëllezë të dashur mysliman sqiptarë dhe motrat e mia besimtare! Unë i lutem All-llahut (xh.sh.) për të mirën juaja dhe për rininë e besimtarëve, veçanërisht për ata që janë mysliman shqiptarë. Edhe ju lutuni, për të gjithë besimtarët. Edhe ne qoftë se nuk mund të takohemi këtu, ne qoftë se meritojmë inshaall-llah atje do të takohemi...

                                           
   
 SQARIMI SHKURTË TË DISA PROFESOREVE SHQUAR TË EUROPES DHE TE AMERIKIS PER ÇFARE ZEJNE BESE SE EKZISTON ALL-LLAHUT XH.SH., KY PJESE ESHTE MARUR NGA LIBRI QE ME LARTE EKENI PARE KAPAKUN E LIBRIT QE QUHET

PËR ÇFARE ZËJMË BESË SE EKZISTON ALL-LLAHU xh.sh.

Të nderuar lexues! Këtu do t’u paraqesim disa fjalë të 10 profesorëve që kemi përpiluar shumë nga pak nga shkrime të tyre që ështe në librin që shikuat kapakun e saj pak më parë, Kështuqë: Nga 34 gjithsej, profesorë të Evropës dhe Amerikës, që kishin marr pjesë në këtë libër që titullohet “Për çfarë besojmë se ekziston All-llahu”.

1. PIKËTAKIMI I SHKENCËS DHE I FESË

Albert Einstein. Profesor i famshëm i shkencës së fizikës.
Profesori me 7 faqe sqaron se për çfarë arsye beson. Ai thotë:
- Në këtë botë, jeta jonë është një sekret i çuditshëm. Nuk dimë se për çfarë qëllimi kemi ardhur ta vizitojmë botën, por po vërejmë se në të është një qëllim hyjnor. Sepse kur hedhim sytë në jetën e përditshme shohim se: Ekzistenca e njerëzve ka një qëllim tjetër. Në lëvizjet tona shikojmë se, gjykojnë presionet që patjetër ne na shtyjnë në një drejtim tjetër. Nga kjo arsye kuptojmë se nuk jemi të lirë që të bëjmë filozofi.
Më duket se për ne, më mirë është të qëndrojmë përballë një sekreti. Kjo është mjeshtëria dhe shkenca e vërtetë. Kush nuk e përjeton këtë entuziasëm, ai quhet i vdekur, se sytë i ka të mbyllur. Sekreti i jetës së brendshme ështe burimi i fesë. Ai që patjetër ekziston, ne nuk mund të ndikojmë në të.  
Ne kur kuptojmë dobësinë tonë, që nuk mund të ndikojmë në Atë fuqi që me të vërtetë ekziston, kjo për ne është shkenca më e lartë dhe një bukuri, thelbi i vërtetë i besimit, ku me elemente të thjeshta të trupit, ndiejmë nevojën e besimit tek Ai. Me këtë domethënie dhe pa fare gënjeshtër, mund të ndiej veten se jam mes fetarëve të devotshëm.

2. EKZISTENCA E KRIJUESIT
 
Dr. A. Sirhan Filozof i shkencave. Në 1947 magjistroi në Universitetin Colombia, në 1949 doktoroi në temën e filozofisë së edukimit. Ka shkruajtur shumë libra.
 Profesori me shtatë faqe argumenton se për çfarë është duke besuar dhe thotë:
- Kujt do t’i mbështetet krijimi i qiejve dhe i tokës? Këto as vetvetiu nuk mund të bëhen, po ashtu as rastësisht nuk mund të krijohen kurrë.
Sepse logjika e sheh të nevojshme të mbështetet në një fuqi që sheh dhe është shumë e dijshme dhe është e aftë që të krijojë çdo gjë.
Përtej këtyre, besimi i njeriut ia garanton një qetësi shpirtërore që mund ta jetojë me rehatinë shembullore.

Numrët kliko dhe vazhdo: <<< 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 >>>